LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes tragjike reagojnë edhe motrat e Kobe Bryant: Jemi të shkatërruara, jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë

Pas vdekjes tragjike reagojnë edhe motrat e Kobe Bryant: Jemi të shkatërruara, jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë
Foto: Sharia Washington/Instagram

Në fillim të kësaj jave, i gjithë globi kaloi në zi për shkak të vdekjes së legjendës së NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna. Ndërsa tifozët e babait 41-vjeçar të katër fëmijëve dhe vajzës së tij minorene, e cila pritej të ndiqte gjurmët e tij si një forcë mbizotëruese në basketbollin profesional, janë në një gjendje të thellë pikëllimi, askush nuk e ndjen humbjen më shumë sesa familja Bryant, përfshirë motrat e tij, Sheriatin dhe Shaya.

Vetëm një ditë pasi Vanessa Bryant theu heshtjen e saj për humbjen tragjike të burrit të saj, Sharia dhe Shaya kanë lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale mbi vdekjen e vëllait dhe mbesës së tyre.

https://www.instagram.com/p/B7_3UADHT3-/


“Në emër të familjes sonë, bashkohemi në Vanessën, Natalian, Biankan dhe Caprin në pikëllimin e humbjes së Kobe dhe Gianna në një aksident kaq tragjik.
Jemi shkatërruar nga humbja e vëllait, djalit, vajzës dhe mbesës sonë dhe zemrat tona u drejtohen të gjitha familjeve që humbën të dashurit e tyre të dielën. Jetët tona janë ndryshuar përgjithmonë.
Faleminderit për lutjet tuaja, thirrjet, tekstet, postat elektronike dhe dedikimet e shumta.
Ju lutemi vizitoni MambaOnThree.org për të mbështetur familjet e prekura nga tragjedia e së dielës dhe për të nderuar trashëgiminë e Kobe dhe Giannas, ju lutemi vizitoni: MambaSportsFoundation.org
#Mambacita #Mamba #Familja #GirlsDad – Sharia Washington dhe Shaya Tabb”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Njëzet rregullat dhe thëniet e çmuara nga Kobe Bryant, që na mësojnë se si duhet drejtuar jetën tonë
Lexo po ashtu Njëzet rregullat dhe thëniet e çmuara nga Kobe Bryant, që na mësojnë se si duhet drejtuar jetën tonë

Së bashku me deklaratën, motrat ndanë një fotografi personale të familjes, të tilla si dita e dasmës së Shayas dhe vajzat e Kobe me kushërinjtë e tyre.

Foto: Sharia Washington/Instagram

Gati tre vjet më parë, vetë Kobe ndau këtë foto të adhurueshme me motra e tij në Instagram në atë që njihej si Dita Ndërkombëtare e motrës/vëllait.

Kobe Bryant ishte më i riu nga tre fëmijët. Sharia, 43 vjeçe, jeton në Las Vegas me burrin e saj, Jerrod Washington, dhe kanë tre fëmijë. Shaya, 42 vjeçe, e cila gjithashtu jeton në Las Vegas dhe ka tre fëmijë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BSumBzSAswW/?utm_source=ig_embed

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Kalo në kategori