LAJMI I FUNDIT:

BDI në Kuvend dorëzon propozim-ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë

BDI në Kuvend dorëzon propozim-ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë

Grupi kuvendar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvend ka dorëzuar Propozim-ligjin për veting në procedurë të përshpejtuar kuvendare.

“Ligji për themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve parasheh zgjedhjen e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. Ky ligj parasheh kontrollin e të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një certifikate me informacione të plotë për secilin kandidat”, shprehen nga BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me këtë hap garantohet transparencë dhe njoftime të plota për qytetarët mbi çdo kandidat bartës të funskionit para se ata të zgjidhjen dhe gjithashtu ndalohet propaganda, lajmet e rreme dhe shpifjet.


“Ftojmë të gjithë deputetët dhe partitë politike të cilat angazhohen për figura të pakompromituara në politikë, gjykata dhe prokurori që ta mbështesin këtë propozim ligj dhe ta miratojmë sa më shpejt që është e mundur”, shprehen nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori