LAJMI I FUNDIT:

Për të kaluar te Botafogo, Honda kërkoi veturë të blinduar që të luajë në “qytetin e vrasjeve”

Për të kaluar te Botafogo, Honda kërkoi veturë të blinduar që të luajë në “qytetin e vrasjeve”

Keisuke Honda është transferuar te Botafogo në këtë afat kalimtar të janarit, por që kishte pritur derisa t’i sigurohej një veturë e blinduar.

Legjenda e Japonisë është transferuar te skuadra e tetë në karrierën e tij, për të kaluar kështu te klubi brazilian.


33-vjeçari u largua nga Vittese si lojtar i lirë, për të kaluar më pas te Botafogo në një kontratë deri në fund të vitit.

Por, mënyra e vetme se si ta pranonte transferimin në Rio de Janiero ishte që të kishte një veturë të blinduar për të kaluar nëpër qytet.

Sipas UOL, qyteti brazilian njihet si njëri ndër vendet më të rrezikshme në botë, pasi vriten 39 persona në 100 mijë banorë.

Mbyllet afati kalimtar ‘Janar 2020’, të gjitha detajet nga 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar ‘Janar 2020’, të gjitha detajet nga 24 orët e fundit

Botafogo e prezantoi Hondan në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, në një karakter të filmit të animuar ‘Pokemon’.

Japonezi njihet shumë për kohë e tij të Milani, aty ku kishte kaluar disa vite, e që ishte bërë një lojtar i dashur në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori