LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident i rëndë në Fushë Kosovë, një i lënduar

Vetaksident i rëndë në Fushë Kosovë, një i lënduar

Një vet-aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 23 e 30.

Rasti ka ndodhur konkretisht në Bresje, ndërkaq një person ka marrë lëndime trupore.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Ambulanca.

Lajmin e ka bërë të ditur, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se ekipet e njësisë së trafikut janë duke u marrë me rastin duke mos dhënë detaje të tjera rreth vet-aksidentit.

Një video që ka siguruar Telegrafi shihen vetura e dëmtuar dhe ambulancën që transporton të lënduarin./Telegrafi/