LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen dy raste të coronavirusit në Itali

Konfirmohen dy raste të coronavirusit në Itali

Kryeministri italian Giuseppe Conte të enjten tha se kishte dy raste të konfirmuara të coronavirusit në Itali, dy rastet e para në vend që nga shpërthimi i urgjencës globale.

Conte tha se Italia kishte mbyllur trafikun ajror drejt me Kinën, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi dy raste të konfirmuara të coronavirusit në Itali”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp, duke shtuar se dy turistë kinezë nga Kina kishin kontraktuar me virusin.


Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se epidemia e coronavirusit në Kinë tani përbën një emergjencë globale të shëndetit publik. /Telegrafi/