LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: VV po transformohet në parti që përdor shantazhin dhe gënjeshtrën

Molliqaj: VV po transformohet në parti që përdor shantazhin dhe gënjeshtrën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, ish- subjektin në të cilin bënte pjesë, pas njoftimit të LVV-së se në përpjekjet për rritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, nesër bashkë me LDK-në do të kenë një takim me ambasadorëve të QUINT-it.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vetëvendosje ndryshe nga që u krijua dhe formësua, dita e ditës po transformohet në një parti tipike që përdor shantazhin, gënjeshtrën për premtime elektorale.


”Lëvizja Vetëvendosje u krijua dhe formësua në kritikën e saj ndaj ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në proceset e shtetndërtimit, të marrëveshjeve me Serbinë dhe të misioneve ndërkombëtare të sigurisë si UNMIK e EULEX.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Vetënënshtrimi

Lëvizja Vetëvendosje u krijua dhe formësua në kritikën e saj ndaj ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në proceset e shtetndërtimit, të marrëveshjeve me Serbinë dhe të misioneve ndërkombëtare të sigurisë si UNMIK e EULEX.

Por, VV dita ditës po transformohet në një parti tipike e Kosovës e cila përdor shantazhin, gënjeshtrën për premtime elektorale, ndryshimin e parimeve për çështje mbi të cilat i ka kritikuar gjatë historikut të saj dhe heshtjen përballë dy marrëveshjeve me Serbinë ku Kosova as nuk po përfaqësohet nga institucionet e saja.

Tani ajo po shkon edhe një hap më tutje. Pikërisht VV, e cila kritikonte thellësisht ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në krijimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve demokratike apo përzgjedhjes së figurave shtetërore në mënyrë jo-demokratike, ajo po përfundon duke i ftuar ambasadorët e Quint-it në takim së bashku me partnerin e koalicionit. Vetëvendosje po shkel edhe parimin tek i cili është formuar e krijuar vetëm e vetëm që të arrijë të jetë në pushtet.

Duke hequr dorë nga parimet e qëndrimet, duke përdorur çdo metodë për të arritur në pushtet të cilën e ka kritikuar më herët, VV po shndërrohet në parti nga e cila shpresa e ndryshimi mund të pritet aq sa mund të pritet nga partitë që deri tani kanë qenë në pushtet”, ka shkruar Molliqaj.

Takimi i sotëm i krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, nuk ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Pas takimit të sotëm, deklarohen LVV dhe LDK: Nesër takim i përbashkët me ambasadorët e QUINT-it
Lexo po ashtu Pas takimit të sotëm, deklarohen LVV dhe LDK: Nesër takim i përbashkët me ambasadorët e QUINT-it

Në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje pas takimit të sotëm thuhet se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshja me LDK-në, por dy subjektet politike nesër do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori