Ligji për Prokurorinë Publike hyn në procedurë kuvendare, të martën në debat publik
Ligji për Prokurorinë Publike këtë javë hyn në procedurë kuvendare, ndërsa pas takimit të pasuksesshëm të grupeve partiake të punës të premten, tentim i ri për përafrimin e qëndrimeve do të jetë debati publik që të martën do ta organizojë Komisioni parlamentar për sistem politik.
Kryeministri Oliver Spasovski dje paralajmëroi se Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejtë dhe u bëri thirrje partive politike ta mbështesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse ky nuk është kush për marrjen e datës për negociata me BE-në, Spasovski mendon se miratimi i ligjit do të ishte moment shtesë pozitiv për eurointegrimin, por edhe për atë njëherë e përgjithmonë, politika t’i heqë duart nga gjyqësia dhe prokuroria dhe të garantohet drejtësi për të gjithë.
Mundësi e re për përafrimin e pozitave do të jetë debati publik të martën. Krahas përfaqësuesve politikë, do të marrin pjesë edhe ekspertët vendorë dhe ata të huaj, si dhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, në çka insiston OBRM-PDUKM-ja opozitare.
Pikërisht mosprania e tij ishte arsye që përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së ta braktisin takimin e grupeve partiake të punës me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska në Kuvend. Deskoska, megjithatë, i akuzoi se ikin nga bisedimet dhe shfaqi shpresë se do
të vijnë në debatin e paralajmëruar publik.
Nga OBRM-PDUKM-ja konfirmuan se do të marrin pjesë në debatin publik. Lideri i partisë Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e Këshillit të Evropës Charles Michel deklaroi se janë serioze qëllimet që të sillet ligji për prokurorinë publike, nëse Qeveria gjegjësisht propozuesi, i pranon vërejtjet e opozitës.
LSDM-ja, megjithatë i akuzoi se me kundërshtimin e mbajnë vendin peng dhe u thonë se pikërisht ky ligj do ta përmirësojë sistemin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe do ta garantojë integrimin euroatlantik të shtetit.
Nga OBRM-PDUKM-ja u përgjigjën se ata nuk e zvarritin dhe nuk kanë ndërmend ta zvarritin ligjin për prokurorinë, nëse sillet dhe harmonizohet që të jetë në dobi të qytetarëve dhe të jetë në dobi të tyre. Pas serisë së tentimeve të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja e ligjit për PP sërish u aktualizua pas vizitë së javës së kaluar të eurokomisarit Oliver Varheji në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja aktuale parlamentare para shpërndarjes ta sjellë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë deri tek vendet anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.
Ambasadorët të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend në takimin e së premtes theksuan se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kushte për integrimet evropiane, do të jetë mesazh i mirë për përcaktimin e të gjitha subjekteve politike në vend drejt dialogut dhe qeverisjes të së drejtës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A