LAJMI I FUNDIT:

Kina fillon ndërtimin e spitalit vetëm për të prekurit nga coronavirusi – brenda natës janë grumbulluar qindra makineri dhe punëtorë

Kina fillon ndërtimin e spitalit vetëm për të prekurit nga coronavirusi – brenda natës janë grumbulluar qindra makineri dhe punëtorë

Qeveria kineze ka urdhëruar që brenda natës të grumbullohen qindra makineri të rënda dhe shumë punëtorë në periferi të Wuhanit, ku ka filluar ndërtimi i spitalit me 1,000 shtretër, që pritet të përfundojë brenda shtatë ditësh.

Ata do të punojë ditë dhe netë, në objektin që zë 2.4 hektarë, në mënyrë që ta përfundojnë sa më shpejtë dhe fillojnë të trajtohen në të, të sëmurët me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Qendra spitalore e quajtur Huoshenshan, po ndërtohet pikërisht në qytetin ku shpërtheu virusi i cili mbyti 41 njerëz, ndërsa do të shërbejë për trajtimin e të sëmurëve edhe nga zonat në afërsi.


Autoritetet i kanë kontraktuar katër kompani ndërtimi, që do të punojnë vazhdimisht edhe gjatë Vitit të Ri Kinez, në mënyrë që të përfundojnë qendrën spitalore, e cila pritet që pacientët e parë t’i pranojë më tre shkurt.

Shumë kamionë dhe ekskavatorë janë mbledhur në atë zonë, ndërsa tani kanë filluar të punojnë me aktivitete të plota.

Bazuar në pamjet e shpërndara, ekskavatorët janë duke gërmuar për të larguar dheun, ku pritet të fillojë ndërtimi, derisa kamionët po dërgojnë materialet e nevojshme ndërtimore, që të fillojë ndërtimin.

Sipas raportit, spitali do të përbëjë një numër ndërtesash të përkohshme, por zyrtarët ende nuk kanë vendosur nëse do të përdorin përbërës të parafabrikuar që t’i montojnë aty, ose të përdorin reparte të konvertuara nga kontejnerët e transportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori