Investimet e huaja direkte në Kosovë viteve të fundit kanë shënuar rënie dhe këtë për shkak se nuk ka siguri juridike. Ky konstatim dhe shumë të tjera u thanë nga njohës të ekonomisë në një debat televiziv.
Sipas ish-drejtorit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu, Kosova me vendimet e fundit në aspktin ekonomik, nuk ka dhënë mesazh të duhur pë rinvestitorët e huaj. Ai tha se që nga shpallja e pavarsisë në Kosovë ka pasur rënie të investimeve të huaja. Kjo rënie tha Gexhaliu ndodhë sepse Kosova nuk po ofron siguri dhe po merr vendime populliste e arbitrare me të cilat po bën që investitoret të largohen nga Kosova dhe të shkojnë në vendet e rajonit.
Ai mori shembull edhe marrjen e licensen së “Monego”, duke thënë se BQK-ja me vendime të tilla,po i bën dëm Kosovës” “Unë nuk kamë lexuar askund se në Kosovë kanë ardhur dy brende të sektorit financiar mirëpo kemi dëgjuar dhe është top lajm që ato po largohen apo po penalizohen. Një sjellje të tillë nuk i bënë ndërë Bankës Qëndrore dhe institucioneve të kosovës, duhet të kuptohet që ato kompani nuk kanë ardhur në mënyrë të egër në Kosovë por që kanë kaluar në filtera në BQK”, deklaroi Gërxhaliu. Ai shprehu dyshime se pas këtij veprimi mund të qëndrojnë grupe të caktuara të interesit. “Të sillesh ndaj tyre në këtë mënyrë për mua është një dështim i BKQ-së dhe një sjellje e tillë ndaj dy kompanive le hapsirë për lidhje direkte të një grupi të interesit në këtë cëshjte sesa dëmi që thuhet se mund të kenë bërë këto kompani, dhe nëse kanë bërë dëm atëherë pse vazhdohet të mbledhen të njejtat shuma me të njejta kamata”, tha Gërxhaliu.
Kurse ish-shefi i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica duke shpjeguar rënien e investimeve të huaja tha se vendimi i BQK-së në formën siç është marrë është arbitrar dhe si i tillë sipas tij dërgon mesazh të keq tek investitorët huaj të mundshëm në Kosovë. “Vendimin e BQK, për Monego, dhe kompaninë tjetër, nuk e shoh të drejtë. Nëse ti ke një institucion financiar i cili është shtrirë dhe ka punësuar qindra njerëz, veprimi që mund ta marrësh ndaj tyre në praktika ndërkombëtare nuk është që ti të shkosh me një vendim të drejtpërdrejtë dhe ta mbyllësh të nesërmen, dhe kjo pastaj të paraqitet si rast kriminal. Ne nuk mund të japim gjykimin, ndërkohë po gjykohen pa ndodhë rasti, dhe cka nëse gjyqësori vendos ndryshe atëherë kush do të ia kthej imazhin”, theksoi Huruglica.
Ai tha se jo veç ky rast por me disa vendime që janë marrë pa ndonjë analizë të hollësishme Kosova nuk ka treguar seriozitet, ndërkohë janë bërë interpretime të ndryshme duke pasur edhe cilësime kriminale. Kjo qasje sipas tij është e rrezikshme dhe largon edhe më shumë investitorët e huaj. “Nëse ne dërgojmë këso mesazhe ata të cilët i lexojnë mund të thonë se si mund të shkohet për të investuar kur nuk ke siguri juridike”, tha Huruglica. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak