I dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për të pasur zhvillim ekonomik atëherë duhet të hiqet taksa 100 për qind.
Grenell ka thënë se është i interesuar për hapjen e vendeve të punës.
“Ajo që dua ta bëj shumë të qartë është se shtytja ekonomike që po tentoj ta bëj është gjëja më e rëndësishme, të krijojmë vende pune, të tentojmë të sjellim biznesmenët nga Evropa dhe Amerika. Njerëzit janë të uritur të vijnë këtu dhe të ndihmoj të rritet ekonomia, Administrata e Trumpit ka arritur ta rris ekonominë e vet, duke e larguar Qeverinë nga rruga, duke e bërë Qeverinë që të ndihmoj rritjen e bizneseve, për të bërë çdo ditë të njëjtën pyetje, se çfarë mund të bëjmë që të rrisim bizneset”, tha Grenell.
Ai ka shtuar se nuk duhet të ketë luftë politike dhe ekonomike.
“Të mos kemi vetëm luftë politike, por edhe ekonomike. Jam duke tentuar të injoroj këtë luftë polikë dhe të koncentrohem në zhvillimin e ekonomisë, dhe për këtë i thashë zotëri Krutit dhe do tu them të gjithë politikanëve që i takojë këtu se nëse duam zhvillim ekonomik taksa 100 për qind duhet të hiqet”, ka shtuar ai.
Po ashtu, Grenell pas takimit ka folur rreth marrëveshjes finale me Serbinë, duke thënë se nuk ka afat kohor se kur mund të arrihet një marrëveshje e tillë.
Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025