LAJMI I FUNDIT:

Shqetësues niveli i korrupsionit, Maqedonia e Veriut shënon ulje në listën e TI

Shqetësues niveli i korrupsionit, Maqedonia e Veriut shënon ulje në listën e TI

Maqedonia e Veriut në vitin 2019 ka shënuar rënie prej 13 pozitave në listën e Indeksit të perceptimit për korrupsionin dhe tani gjendet në vendin 106, nga gjithsej 180 shtete. Këtë e tregon raporti më i ri i “Transparaency International” në nivel global.

Sipas kryetares së “Transparency International” – Maqedoni Sllagjana Taseva, këto statistika janë shqetësuese dhe e kthejnë vendin në nivelin para ndërrimit të pushtetit në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit rezultati është në shenjë të shtetit të robëruar, niveli i lartë i korrupsionit politik, transparencë e pamjaftueshme në punën e sektorit publik. Regres ka edhe në gjithë indikatorët, që tregon se politika ka ndikim të fuqishëm mbi biznesin dhe sektorët tjerë”, tha Sllagjana Taseva.


Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përmirësim të lehtë në luftën kundër korrupsionit ka shënuar vetëm Mali i Zi, ku radhitet në pozitën numër 66, krahasuar me pozitën 67 që ka pasur një vit më parë. E ndjekur nga Serbia që ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91. Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina sivjet radhitet në pozitë e 101-të, ku vitin e kaluar ka qenë në pozitën e 89-të.

Transparency International thotë se rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë Somalia, Sudani Jugor dhe Siria. /Telegrafi/