LAJMI I FUNDIT:

Getinjo e ngacmon Taynën me një koment interesant: Jam një fans i zjarrtë i yti nga Nigeria

Getinjo e ngacmon Taynën me një koment interesant: Jam një fans i zjarrtë i yti nga Nigeria

Reperja Tayna është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të ri me reperin Mozzik.

Kënga e tyre e re “Edhe ti” është pritur mirë nga publiku, teksa u publikua gjashtë ditë para se ishte planifikuar.

https://www.instagram.com/p/B7oRugggM3j/


Komente të shumta për këtë projekt ka pasur nga fansat në rrjetet sociale, të cilët e kanë pëlqyer bashkëpunimin e ri të dyshes.

Një koment shumë interesant, Tayna e ka marrë nga vëllai i Mozzikut, reperi Getinjo, i cili me shaka i ka shkruar asaj kisne është një “fans i zjarrtë nga Nigeria”.

Foto: SC/Tayna/Instagram

“Tayna jam një fans i zjarrtë. Përshëndetje nga Nigeria, e dua Shqipërinë”, ka shkruar Getinjo, komenti i së cilit është paduar me shumë të qeshura nga fansat.

“Edhe ti” përndryshe ende pa shënuar 24 orë nga publikimi i është afruar shifrës së një milion klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/