LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se ‘është ngopur me ligjëratat’ lidhur me lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën

Vuçiq thotë se ‘është ngopur me ligjëratat’ lidhur me lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën

Presidenti i Serbisë ka thënë se ai është “i ngopur nga ligjëratat” nga liderët evropianë për lidhjet e ngushta (të Serbisë) me Rusinë dhe Kinën, duke insistuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në BE, megjithë “vonesat e pashembullta të pranimit”.

Aleksandar Vuçiq, që ka qenë në pushtet që nga viti 2017, i tha Euronews se Serbia ishte akoma në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, me gjithë zhgënjimin me projektin, përcjell Telegrafi.


Në një intervistë në Davos, ai foli për kritikët që thonë se Serbia është shumë afër Moskës dhe Pekinit, duke fajësuar procesin e bllokuar të anëtarësimit për “gjeopolitikën”.

“Serbia nuk është shumë entuziaste, por ne jemi akoma të angazhuar drejt një rruge të BE-së sepse nuk shohim një alternative tjetër. Ne kemi qenë në atë rrugë për 20 vjet tashmë. Unë mendoj se, përveç Turqisë, asnjë vend i vetëm nuk ka pritur kaq shumë vjet”.

Udhëheqësi serb tha se ai nuk është “i ngazëllyer” për gjendjen e marrëdhënies së tij me BE-në, por megjithatë është “thellësisht mirënjohës” për Brukselin për ndihmën e tij kur përmbytjet e mëdha goditën vendin në vitin 2014.

Por ai shprehu zemërim kur u pyet kur do të zgjidhte midis Moskës dhe BE-së, duke thënë se mediat perëndimore kishin “një problem” duke kuptuar që lidhjet e Beogradit me Moskën ishin “për të mirën e popullit serb dhe kjo është në dobi të vendit tonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori