LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Vizitat e ambasadorëve nuk kanë të bëjnë me presion për arritjen e marrëveshjes

Osmani: Vizitat e ambasadorëve nuk kanë të bëjnë me presion për arritjen e marrëveshjes

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vizitat e ambasadorëve në zyrat e partive politike, nuk kanë të bëjnë me presion për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Sipas Osmanit, këto janë vizita të zakonshme të cilat i bëjnë përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë, për tu informuar drejtpërdrejt nga politikanët për idetë që kanë për të dal nga situata e krijuar politike.

“I shoh si krejtësisht normale, sepse politika e jashtme është fushë që e përcjelli. Nuk janë trysni, janë takime të zakonshme që ambasadat i bëjnë për tu informuar nga ne se cili është qëndrimi ynë, cilat janë idetë që i kemi deri tani për të dalur nga situatat e deritanishme dhe si mund të kontribuojmë tash e tutje. Normalisht marrim rekomandime të ndryshme, ndihmë e sugjerime, por në asnjë mënyrë që shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën, jo vetëm të shpëtoj nga një regjim gjenocidal por edhe ta ndërtoj Kosovën si shtet sovran, nuk duhet të shiqohen si shtete që bëjnë trysni”, tha Osmani para medieve.


Nënkryetarja e LDK-së, foli edhe për vizitën e ambasadorit Grenell, për të cilën tha se është herët të paragjykohet se si do të rrjedh kjo vizitë dhe cilat tema do të diskutohen, por që vizita e tij tregon se Shtëpia e Bardhë është e interesuar në veçanti për Kosovën.

“Sa i përket vizitës së ambasadorit Grenell, është herët me paragjyku se cilat janë të gjitha temat, apo sygjerimet e propozimet që dop të bëhen në atë takim. Megjithatë vizita e tij tregon një interesim të madh në veçanti të Shtëpisë së Bardhë, në raport me Kosovën në veçanti dhe rajonit në përgjithësi”, u shpreh Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori