LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj kujtojnë Ibrahim Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes

Thaçi e Haradinaj kujtojnë Ibrahim Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes

 Në 14-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, liderët shtetëror kanë nderuar veprën e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në 14-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova, nderon kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë e të mundshëm të popullit drejt lirisë dhe pavarësisë, transmeton Telegrafi.

“Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook.


Presidentin Rugova, e ka kujtuar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai pas homazheve që ka bërë tek varri i tij, ka thënë se Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë, transmeton Telegrafi.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij. Ky moment, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës. Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova”, ka thënë Haradinaj.

Në 14-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, LDK mban akademi përkujtimore duke filluar nga ora 12:00. /Telegrafi/