LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton Rugovën: Tani më shumë se kurrë është nevoja të mësohet prej urtësisë së tij politike

Osmani kujton Rugovën: Tani më shumë se kurrë është nevoja të mësohet prej urtësisë së tij politike

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani ka thënë se në 14 vjetorin e vdekjes së Rugovës, më shumë se kurrë është nevoja të mësohet prej urtësisë së tij politike, siç ka thënë ajo, së pari për të ndërtuar ura të brendshme dhe pastaj për t’i mirëmbajt dhe riparuar urat me miqtë ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.


“Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që te përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, presidentit Ibrahim Rugova, më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajt dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që te përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre.

E sot, vlerat e veprimtarisë së Presidentit historik janë të domosdoshme, sidomos në këto ditë të vështira, kur vendi ynë është para vendimeve të rëndësishme politike, që lidhen me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Në këto ditë të acarta, figura e urtë e tij, na ndihmon që të tejkalojmë vetveten dhe mosdurimin për njëri-tjetrin, drejt bashkimit për interesat e përgjithshme të vendit dhe në respekt të plotë të vullnetit qytetar.

I përhershëm kujtimi për Presidentin dhe njeriun e madh të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori