Qeveria kërkon bashkëpunim për ligjin për Prokurorinë, partitë me qëndrime të pandryshuara
Përgjegjësi dhe bashkëpunim të subjekteve politike për ligjin për prokurorinë publike dje kërkoi kryeministri në Qeverinë teknike, Oliver Spasovski. U bëri thirrje partive të jenë në nivel të detyrës sepse bëhet fjalë për çështje të interesit të lartë shtetëror.
Nga LSDM edhe dje me qëndrim se ka mundësi të sillet ligji deri në shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa nëse nevojitet edhe të mbahet takim liderësh. Ndërkaq nga OBRM-PDUKM-ja, thonë së pari harmonizim të qëndrimeve të grupeve të punës, e më pas, nëse nevojitet, takim i liderëve.
Qëndrimet rreth këtij ligji për të cilin tashmë një kohë të gjatë nuk ka harmonizim dje i paraqitën njerëzit e parë të Qeverisë dhe të dy partive më të mëdha maqedonase – LSDM dhe OBRM-PDUKM.
Kryeministri Spasovski nga Koçani porositi se është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjitha palëve të involvuara në proces.
“Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje me qëllim që t’i realizojmë interesat tona nacionale, e ndër to është edhe anëtarësimi në NATO dhe në BE”, tha Spasovski.
Lideri i LSDM-së në pushtet, Zoran Zaev mbetet optimist se Kuvendi do t’i miratojë deri më datën 12 të muajit të ardhshëm të gjitha zgjidhjet e rëndësishme ligjore, mes të cilave edhe ligjin për prokurorinë publike, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave. Mbetet në qëndrimin të marrë pjesë në takim liderësh nëse imponohet nevoja për atë.
“Këtu jam në dispozicion të bisedoj me të gjithë për të gjetur zgjidhje. Tani jemi të shkarkuar sepse lëndët e PSP-së janë siguruar, janë në procedurë gjyqësore nën kontrollin e prokurorit shtetëror publik. Kështu të shkarkuar, në Parlament mund të arrijmë zgjidhje strukturore, thelbësore për prokurorinë publike, që do të mbështetej nga të gjithë”, deklaroi Zaev, duke shtuar se beson që do të sigurohet shumicë prej dy të tretave.
Takimi i liderëve, nëse ka nevojë për të, sipas Zaevit, duhet të mbahet sa më shpejtë sepse më pas do të pasonin procedurat në Parlament, debati në komision, mbledhja plenare….
“Në fund të ditës nuk pyeten vetëm Zaev dhe Mickoski, por edhe partitë e tjera politike, grupi i pavarur i deputetëve, në mënyrë që të gjithë të mund të japin sugjerimet e veta për një çështje të këtillë thelbësore, strukturore”, tha Zaev.
Lideri i partisë më të madhe opozitare, Hristian Mickoski, ndërkaq mendon se së pari duhet të harmonizohen qëndrimet e grupeve të punës, e madje më pas të mbahet takim i liderëve.
“Kjo që është propozuar nga LSDM është ligj që duhet në të ardhmen t’i mbrojë strukturat kriminele të LSDM-së që pas 12 prillit do të jenë në opozitë. Kështu që nëse duhet të mbahet takim vetëm sa për t’u mbajtur, nuk kam ndër mend të humb kohë. Këtu janë grupet e punës, në javën që vjen, supozoj se do të kenë takim dhe nëse i afrojnë qëndrimet, atëherë mund të flasim për mbajtje të takimit të liderëve”, deklaroi dje Mickoski.
Ligji për prokurorinë publike mbeti pengesë mes pushtetit dhe opozitës. Tashmë një periudhë më të gjatë kohore nuk ekziston harmonizim mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Grupet e punës nga të dy partitë disa herë tentuan t’i afrojnë qëndrimet, por pa sukses. Pas ardhjes së eurokomisarit Oliveer Varhej javën e kaluar dhe bindjes së tij se përbërja e tanishme parlamentare do t’i japë prioritet këtij ligji, sërish u aktualizua kjo çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A