Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka emëruar komisionerin dhe kuratorin për edicionin e 17-të të Bienales së Venedikut për Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës për vitin 2020.
Jehona Shyti është emëruar komisionere e Pavijonit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në Bienalen e Venedikut, që për këtë vit mbahet Ekspozita Ndërkombëtare e Arkitekturës, për të 17-tën herë me radhë.
Ndërsa, arkitekti Maksut Vezgishi është emëruar kurator i Pavijonit të Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare.
Tema e sivjetme e ekspozitës, të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venedikut është “How we can live together” (Si mund të jetojmë së bashku), kështu që edhe tema me të cilën do të përfaqësohet Republika e Kosovës në këtë ngjarje do të jetë brenda këtij koncepti.
Në bazë të vendimit të ministrit, komisionerja ka për detyrë të punojë ngushtë me kuratorin dhe të mbështesë ekzekutimin dhe menaxhimin e projektit me të cilin do të përfaqësohet Kosova në Bienale si dhe të zhvillojë komunikimin e dyanshëm me zyrtarët e Venedikut dhe me opinionin e gjerë.
Ndërkaq, kuratori ka për detyrë që përmes kreacionit të tij të zbatojë dhe realizojë projektin e Kosovës në Bienale, të cilën do ta zbatojë arkitekti prizrenas Maksut Vezgishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City