LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i PDK-së: LVV e paaftë, e papërgjegjshme dhe mashtruese

Zëdhënësi i PDK-së: LVV e paaftë, e papërgjegjshme dhe mashtruese

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj justifikimeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes për gjoja pengesat që po i kanë për formimin e institucioneve.

Bytyçi vlerëson se partia e Albin Kurtit po dëshmohet çdo ditë se është parti mashtruese, e papërgjegjshme dhe e paaftë të udhëheqë me shtetin e Kosovës.

“Paaftësinë e saj për ta formuar koalicionin qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje sot ia paska adresuar një formacioni politik imagjinar.


Partia e Albin Kurtit, jo vetëm është e paaftë, por është edhe e papërgjegjshme dhe mashtruese. Partia Demokratike e Kosovës, si parti opozitare, e fton LVV-në që të pushojë me këto lojëra fëmijërore, sepse bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, e jo për ndonjë forum të tyre politik. Le ta formojë Qeverinë sa më parë, edhe pse, siç po shihet, Kosova dhe shoqëria e saj nuk do të përfitojnë asgjë”, ka shkruar Bytyçi, njofton Telegrafi.

Zëdhënësi i LVV-së: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi
Lexo po ashtu Zëdhënësi i LVV-së: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi

Ky reagim i këshilltarit të Kadri Veselit vjen pikërisht pas disa deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes të cilët sot gjatë ditës janë deklaruar se shteti i kapur nga partitë që kanë udhëhequr me shtetin po u pengon ta formojnë Qeverinë.

Zëdhësi i PDK-së e ka ftuar me këtë rast Vetëvendosjen që ç’kapjen e shtetit ta filloj nga Komuna e Prizrenit ku LVV qeverisë, e ku siç ka shkruar Bytyçi, gjysma e kabinetit është nën aktakuza për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori