LAJMI I FUNDIT:

Ermal Vitija nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

Ermal Vitija nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

Mbrojtësi majtë, Ermal Vitija, në prezencën e drejtorit sportiv, Granit Begolli, ka nënshkruar kontratë profesionale me Prishtinën.

Vitija, më 28 janar i mbush 19 vjet, i lindur në Prishtinë, është produkt i Shkollës së futbollit FC Prishtina dhe i cili ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e klubit tonë.


“Ermali me ekipin e parë ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, një kampionale me Llapin në Podujevë dhe kundër Minatorit për Kupë”.

“Pas përformancës së treguar në seancat stërvitore, shtabi teknik i prirë nga Armend Dallku, kanë vendosur që futbollisti në fjalë e meriton të promovohet në mesin e futbollistëve me kontrata profesionale”, thuhet në komunikatën e klubit.

Lojtari është shfaqur i lumtur me nënshkrimin e kontratës dhe shpreson ta ndihmojë Prishtinën në luftë për titull dhe Kupë.

“Kuptohet që jam jashtëzakonisht i lumtur që klubi ka vendosur të më promovoj me kontratë profesionale. Besoj kam punuar shumë për të arritur deri në këtë nivel. Falë trajnerit Dallku që së pari më ka mbështetur si trajner i juniorëve, me punën e tij dhe ftesën për ekipin e parë, kam arritur të shpërblej besimin që ka në mua. Do të jap maksimumin që t’i ndihmoj skuadrës në të gjitha objektivat që ka përpara”, ka thënë talenti Vitija me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori