LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Është siguruar pavarësimi financiar i Kuvendit

Xhaferi: Është siguruar pavarësimi financiar i Kuvendit
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se me miratimin e pavarësimit financiar të administratës kuvendare është e rëndësishme për shërbimet kuvendare.

Ai theksoi se propozimi për ndryshime dhe pleqësimet të Ligjit për Kuvend është miratuar nga të gjitha grupet kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Duhet të theksojmë se edhe formalisht ishte i pavarur, Kuvendi si institucion ishte plotësisht i varur nga Qeveria sa i përket ekipimit të tij, avancimit dhe punësimit”, tha Xhaferi i cili shtoi se është e rëndësishme për shërbimet kuvendare miratimi i këtij ligji.

Në seancën e sotme kuvendare, me 82 vota ‘për’, Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimit e Ligjit për Kuvend./Telegrafi/