LAJMI I FUNDIT:

Operacion me dhjetë makina policie dhe një helikopter – momenti kur migrantët arratisen nga një kamion në Angli

Operacion me dhjetë makina policie dhe një helikopter – momenti kur migrantët arratisen nga një kamion në Angli

Disa njerëz të cilët dyshohet se janë migrantë janë vërejtur duke u hedhur nga mbrapa një kamioni në të cilin kishte paleta druri plot me fruta dhe perime.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihen disa njerëz duke u larguar nga kamioni në North Petherton në A38, Somerset – Angli, në orën 8:15 mbrëmë.


Pas fillimit të një operacioni policor, janë bërë katër arrestime për veprat penale të imigracionit.

Dëshmitari okular Ellie Miller, i cili kaloi sipër kamionit të ndaluar, ka thënë se dyert e makinës ishin të hapura dhe gjërat brenda ishin nxjerrë jashtë.

Ajo tha: ‘Pashë kamionin dhe dyert e tij të pasme që ishin të hapura. I dashuri im dhe unë u larguam. Dukej sikur njerëzit u larguan nga aty, ndërsa gjërat po derdheshin”.

“Ne pamë gjashtë vetura të policisë, të ndjekura nga ambulanca dhe një motor zjarrfikës”.

Në operacion morën pjesë dhjetë makina policie, një helikopter dhe dy ambulanca.

Askush nuk u plagos dhe rruga ishte e mbyllur ndërsa policia kërkonte migrantët e dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori