LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Sot vendoset se kur mblidhet Këshilli, marrëveshja duhet të ndodh

Osmani: Sot vendoset se kur mblidhet Këshilli, marrëveshja duhet të ndodh

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se në ditët në vazhdim do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për të vendosur rreth ofertës së fundit nga Vetëvendosja.

Osmani tha se sot në LDK do të diskutohet lidhur me ditën se kur do të thirret Këshilli. Ajo shprehet optimiste se marrëveshja e koalicionit do të bëhet.


“Është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit. Besoj që në ditët në vazhdim do të mblidhen edhe organet e partisë të cilat e kanë për detyrë që të merren me tema të tilla. Sot do të diskutojmë lidhur me kohën se kur do të thirret Këshilli dhe besoj që shumë shpejt sepse nuk ka kohë më. Nuk ka sot mbledhje kryesia”.

“Unë kam deklaruar dje që për propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociata dhe përparimet qe do të vazhdojnë në ato negociata dhe ata anëtarët e Këshillit do të diskutojnë mirëpo unë nuk do të paragjykoj sepse secili prej tyre ka mandat”.

Për deklaratën e Veliut dhe atmosferën në LDK, Osmani tha se ka përkrahje të fuqishme në LDK që vullnetin qytetar ta qojnë përpara.

“Unë sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim një ekip atje dhe natyrisht që u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë sonë dhe mund të ju them se atmosfera në LDK për mu është atmosfera e anëtarësisë së LDK-së dhe është shumë e mirë dhe ka përkrahje të fuqishme dhe më shumë se kurrë ta qojnë përpara vullnetin qytetar”, tha ajo, raporton EO.

Në pyetjen se a është opitimiste për koalicion Osmani tha se nuk lejon që asgjë t’ia humb asaj optimizmin.

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori