LAJMI I FUNDIT:

Walker: Reçaku përfaqëson atë se çfarë ndodhi në të gjithë Kosovën

Walker: Reçaku përfaqëson atë se çfarë ndodhi në të gjithë Kosovën

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Willaim Walker, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Walker deklaroi se është i kënaqur që njerëzit vijnë dhe nderojnë të rënët e Reçakut, pasi sipas tij, kjo simbolizon gjithë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Ai shtoi se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut.


“Jam shumë i kënaqur se çdo vit më shumë njerëz nga Kosova vijnë të shohin atë që përfaqëson Reçaku. …Jam i familjarizuar me masakrën e Reçakut, por kishte dhjetëra e qindra masakra të tjera dhe shpresoj që populli i Kosovës t’i kujtojë ato masakra ashtu siç e kujtojnë masakrën e Reçakut, ajo se çfarë ndodhi këtu dhe ajo se çfarë ndodhi me krimet e tjera të luftës nëpër Kosovë”, deklaroi ai.

Walker tha se është i lumtur sa herë vjen në Reçak, për shkak të dashurisë dhe respektit që merr nga banorët.

Megjithatë, ai theksoi se gjithnjë i kujtohet ajo ditë e para 21 vitesh dhe për tmerrin që kishte parë.

“Kur unë vij këtu, me të vërtet e kujtoj ditën kur isha më 1999, dhe që më sjellë kujtime shumë të këqija, por duke parë fëmijët, familjet dhe fshatarët, shikoni si më trajtojnë mua, si mund të mos jem shumë i kënaqur dhe i lumtur kur vij në Reçak”, përfundoi Walker, transmeton KP.

Kjo ishte deklarata e ambasadorit William Walker pas masakrës së Reçakut (Pamje të rënda)
Lexo po ashtu Kjo ishte deklarata e ambasadorit William Walker pas masakrës së Reçakut (Pamje të rënda)

Më 15 janar 1999 Walker akuzoi forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për masakrën e Reçakut duke kërkuar drejtësi.

“Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, kishte qenë deklarata e famshme e Walker.

Para 21 vitesh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata”.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori