LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e trajnerit të ri të Barcelonës që befasoi të gjithë: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë

Deklarata e trajnerit të ri të Barcelonës që befasoi të gjithë: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, tha se ishte shokuar, kur e kuptoi se gjigantët spanjoll po e kërkonin.

Ernesto Valverde u shkarkua nga Barca edhe pse është lider në La Liga dhe ka kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.

Ish-trajneri i Real Betis tha se ishte i befasuar kur u kontaktua: “Jo, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja të isha këtu. Dje po u shëtisja afër lopëve në fshatin tim, tani jam këtu duke trajnuar lojtarët më të mirë në botë”.


Setien ka thënë se mezi nuk pret të punojë me lojtarët e Barcelonës dhe Lionel Messin.

61-vjeçari tha se ka 12 vjet që i shikon në TV lojtarët e Barcelonës duke dhuruar spektakël.

Setien do të kërkojë të zbatojë stilin e lojës “Barca” me një lojë sulmuese të shpejtë.

Në klub janë të entuziazmuar nga ajo që spanjolli mund t’i sjellë klubit me insistimin e tij që futbolli të luhet në një mënyrë tërheqëse.

Ndeshja e parë e Setien në krye të Barcelonës do të jetë në shtëpi ndaj Granadas të dielën. /Telegrafi/