LAJMI I FUNDIT:

Walker: Kur Vuçiq mohoi Reçakun u duk sikur po fliste Millosheviqi

Walker: Kur Vuçiq mohoi Reçakun u duk sikur po fliste Millosheviqi

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se gjenocidi dhe krimet që kanë ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohen nga askush.

Këto komente, Walker i bëri në konferencën që Republikanët e Kosovës (REK) e kanë mbajtur gjatë ditës sotme me temën “Reçaku nuk është gënjeshtër”.

William Walker deklaroi se për masakrën e Reçakut është në dijeni e gjithë bota.


Ai theksoi se pse Serbia i mohon këto krime bota e ka mësuar të vërtetën dhe tani kemi një shtet të ri që quhet Republika e Kosovës.

“Unë nuk jam këtu sot të vërtetoj se Reçaku nuk ishte gënjeshtër, bota e ka kuptuar se Reçaku ka ndodhur, ku dyzet e ca fshatarë të një fshati të pambrojtur ishin masakruar, se është kryer një krim lufte, dhe se është kryer nga forcat e sigurisë të Beogradit nën komandën e Sllobodan Millosheviqit. Njerëzit më pyesnin mua rreth reagimit tim ndaj presidentit Vuçiq, i cili më ka quajtur mua një gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, dhe reagimi im ishte po i dëgjoj fjalët e Sllobodan Millosheviqit edhe një herë. Reçaku ka ndodhur, bota e mësoi për të, bota reagoi dhe tani e kemi një shtet të ri të quajtur Republika e Kosovës”, tha Walker.

Kryetari i REK, Faton Kurti duke folur për masakrën e Reçakut dhe gjenocidin në Kosovë tha se, nuk mund të ketë dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa Vuçiq mohon masakrat dhe krimet që i ka ushtruar mbi popullin shqiptar.

Sipas Kurtit, vetëm duke kuptuar, pranuar dhe reflektuar mbi të kaluarën e errët mund të shtrojmë rrugën për ndërtimin e të ardhmes.

“Ka ardhur koha që edhe në Prishtinë të ofrojmë një alternativ të paqes dhe bashkëpunimit real por jo të ngritur mbi mohimin dhe fshehjen e të vërtetës dhe krimeve të Serbisë, e kësaj reforme i bashkohet edhe ambasadori Wiliam Walker si dëshmitar kyç i masakrës së Reçakut, njeriu që nuk mbylli gojën por e ngriti zërin kundër masakrimit të civilëve shqiptarë në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit. 21 vite më pas nga masakra e Reçakut presidenti Vuçic mohon këtë masakër dhe e cilëson si mashtrues ambasadorin Wiliam Walker, jo vetëm duke e sulmuar njeriun që dokumentoi mizorinë dhe realitetin e rëndë që po ndodhte në Kosovë por edhe duke hedhur hije dyshimi mbi drejtësinë për përpjekjet për liri të shqiptarëve të Kosovës. Nuk mund të ketë dialog mes dy vendeve tona nëse biseda bazohet te mohimi, vetëm duke kuptuar, pranuar dhe reflektuar mbi të kaluarën e errët mundë të shtrojmë rrugën për ndërtimin e të ardhmes”, tha Kurti

Pjesë e kësaj konference ishte edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili tha se, populli shqiptar nuk duhet ta harrojë dhe ta falë masakrën e kryer nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë, pasi që kjo është e pamundur.

Disa media në Serbi, ai i ka quajtur vazhdimësi e politikave të regjimit të Millosheviqit që ka kryer masakrën e tmerrshme ndaj popullsisë civile shqiptare.

“Dua të shpreh keqardhje për krimin që keni përjetuar. Sot jam para një vepre të rëndë jetësore si njeri dhe pastaj si politikan. Dua ta ndaj me ju se gjithë ajo që them është e pakët dhe dua ta dini se në Serbi ka njerëz që mendojnë sikurse unë. Duhet të shikoni se për këtë krim që e keni përjetuar, ka njerëz që nuk mendojnë ashtu. Dua të flasë për krimin që ka ndodhur. Kurrë nuk do të kërkoj si njeri dhe politikan që ta falni këtë dhe ta harroni, pasi që kjo është e pamundur”, tha ai.

Ai ka ftuar për pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe që masakra e Reçakut nuk do të mbetet e pandëshkuar, duke thënë se masakra e kryer para 21 vitesh mbetet masakër.

Ndryshe, Beogradi zyrtar me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq patën mohuar Reçakun, duke thënë se masakra e kryer nga forcat serbe ndaj shqiptarëve ishte trillim.

Në lidhje me këtë pati edhe një reagim të fortë nga politika dhe qytetarët e Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori