LAJMI I FUNDIT:

Will Smith thotë se ishte xheloz për lidhjen e gruas së tij, Jada Pinkett me Tupac

Will Smith thotë se ishte xheloz për lidhjen e gruas së tij, Jada Pinkett me Tupac
Will Smith dhe Jada Pinkett (Foto: Getty Images/Guliver)

Will Smith nuk e mendon veten si një burrë xheloz tani për tani, por një herë e një kohë ishte.

Ylli i filmit e zbuloi së fundmi se ndjen keqardhje për mënyrën se si ai e trajtoi miqësinë e gruas së tij, Jada Pinkett Smith me të ndjerin Tupac Shakur. (Reperi u vra në vitin 1996)

Ndërsa u paraqit në emisionin “The Breakfast Club”, aktori u pyet nëse ai ishte xheloz për lidhjen e tyre dhe përgjigja e tij nuk mungoi. “Kjo ishte në ditët e para”, shpjegoi Smith. “Ndjeva më vonë keqardhje, sepse kurrë nuk mund të hapesha për të bashkëvepruar me 2Pac”.


Pinkett Smith dhe Shakur u takuan si adoleshentë pasi të dy ishin pjesë e Shkollës së Arteve në Baltimore.

“Ata kurrë nuk kishin një marrëdhënie seksuale, por tani ata kishin arritur në atë epokë ku kjo ishte një mundësi, dhe Jada ishte me mua”, tha Smith.

Në vitin 2015, Pinkett Smith konfirmoi për Howard Stern se ajo dhe Tupac nuk ishin tërhequr fizikisht asnjëherë nga njëri-tjetri. Për ta vërtetuar atë, ajo tha që e detyroi reperin që ta puthte, por ata ranë dakord se ishte “puthja më e keqe” që kishin pasur ndonjëherë.

Will Smith dhe Jada Pinkett (Foto: Getty Images/Guliver)

Smith pranoi se gruaja e tij u përpoq t’i bënte ata të krijonin lidhje, por nuk po ndodhte: “Unë nuk mund ta duroja atë”.

Çifti i njohur i Hollywood-it u takua për herë të parë në grupin e “Fresh Prince of Bel-Air” në 1994 dhe u martuan tri vite më vonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori