LAJMI I FUNDIT:

Muja: Zgjidhja e ngërçit mes LVV e LDK mund të gjendet duke shtuar ministri të reja në qeveri

Muja: Zgjidhja e ngërçit mes LVV e LDK mund të gjendet duke shtuar ministri të reja në qeveri

Analisti Armend Muja ka dhënë versionin e tij si mund të kalohet situata mes Vetëvendosjes dhe LDK-së drejt një ndërtimi të koalicionit.

Muja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes ishte befasuese për Presidentin Thaçi.


“Thaçi ka pritur që fituese e zgjedhjeve të jetë LDK-ja”, thotë Muja duke shtuar se edhe ngjarjet që pasuan pas zgjedhjeve janë përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë.

“Marrja e tre deputetëve që iu bënë Vetëvendosjes, emërimet në AKI, insistimi i LDK-së për drejtimin e Ministrisë së Brendshme është në këtë drejtim”.

Analisti ka thënë se Vetëvendosje vështirë se mund të kthehet prapa duke larguar Konjufcën nga pozita e kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se një marrëveshje e mundshme me LDK-në do të ndërtohej nëse shtohet numri i ministrive ose fuqizimi i zëvendëskryeministrit që do të vinte nga LDK-ja.

Demhasaj: Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate për subjektin fitues të zgjedhjeve
Lexo po ashtu Demhasaj: Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate për subjektin fitues të zgjedhjeve

Muja ka dhënë edhe disa detaje interesante nga bisedat që kishin pasur Vetëvendosje dhe LDK para zgjedhjeve.

Sipas tij LDK duke menduar se do të dilte e para kishte propozuar sistemin që partia e parë do të merrte kryeministrin dhe pesë ministri ndërsa e dyta krye parlamentarin dhe pesë ministri ndërsa presidenti do të zgjidhej me konsensus.

“Vetëvendosje kishte propozuar të kundërtën duke menduar se do të del e dyta. Ajo kishte thënë se partisë së parë i takon kryeministri dhe pesë ministri ndërsa të dytës presidenti, kryetari i Kuvendit dhe pesë ministri”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori