Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka ndërmarr një aksion për lirimin e trotuareve. Nga zyra rajonale e policisë thonë se kjo është ndërmarr për sigurinë e qytetarëve, ndërkaq, qytetarët po kërkojnë edhe hapësira parkingu.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore i stacionit në Pejë, kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuar, raporton RTV Dukagjini.
Veturave që u parkuan që u parkuan në hapësirat joadekuate, Policia u ka vendosur bllokues, përcjell Telegrafi.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë në Pejë, ka thënë së aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve, sipas tij, qytetareve këmbësorë duhet t’i mundësohet lëvizja e lirë
“Ideja ka qenë që të gjithë fëmijët të lëvizin lirshëm në trotuare. Trotueret janë për të ecur këmbësorët. Ne po mundohemi t’i evitojmë pasojat që mos të shkelet nga veturat ndonjë këmbësorë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Veton Elshani.
Por jo të gjithë qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion. Arbër Berisha, thotë se fillimisht duhet siguruar hapësira për parking nga Komuna e Pejës, e pastaj të zbatohet ky vendim
“Ata që llogarisin që duhet të kenë veturë duhet të llogarisin se duhet të kenë edhe parking. Unë pajtohem me ligjin, mirëpo duhet të ketë ndonjë paralajmërim sepse dikush ndonjëherë edhe nga halli e pargon në vende jo të duhura”, deklaroi qytetari Arbër Berisha.
Sa i përket lagjeve të cilat nuk kanë vend-parkingje, Durim Sheremeti, shef i Kabinetit të Kryetarit të Pejës, thotë se Komuna është duke u munduar të bëjë zgjidhje.
“Komuna e Pejës nuk mund të përzihet në kompetencat e policisë, sepse ata janë përgjegjës sa i përket sigurisë në trafik dhe sigurisë së përgjithshme. Për njoftimi të qytetarëve kryetari i Komunës javën e kaluar ka pasur dy takime me drejtues të policisë me të cilat ka diskutuar se si mund të rregullohet kjo çështje. Shpresojmë se deri në fund të javës do të rregullohet kjo çështje”, deklaroi Durim Sheremeti.
Përndryshe, aksioni i Policisë do të vazhdojë edhe ditëve në vijim për të liruar trotuaret nga veturat e parkuara në vendet e gabuara./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje