Kanë kaluar tashmë më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe më shumë se një muaj nga certifikimi i tyre, por ende nuk është formuar Qeveria. Vonesat në formimin e Qeverisë, të cilat po vijnë si pasojë e mos arritjes së marrëveshjes për koalicion të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga analistët politikë po konsiderohen se mund të jenë të dëmshme për vendin.
Analisti politik, Belul Beqaj tha për Telegrafin se çdo ditë e re pa marrëveshje i komprometon partnerët e koalicionit, ndërsa tha se më e rëndësishme se formimi i koalicionit është dominimi i logjikës së ndryshimit.
“Çdo ditë e re pa marrëveshje i komprometon seriozisht partnerët, ndërsa çdo koalicion që siguron dominimin e logjikës së ”shtetit të kapur” është kthim prapa. Për qytetarët dhe mua, që kemi votuar për ndryshime, më e rëndësishme se formimi i koalicionit është dominimi i logjikës së ndryshimit. Nëse, kjo nuk sigurohet, duhet të jepet epilog sa më shpejt” u shpreh Beqaj.
Pasojat për këto vonesa, sipas Beqajt janë evidente, ndërsa çështje në të cilën ai ka dyshime është nëse Qeveria e ardhshme do të përballet me sukses me pasojat që po shtohen shkaku i vonesave të formimit të Qeverisë.
“Pasojat janë evidente, pyetja që duhet parashtruar është: a do të ketë aftësi Qeveria e ardhshme të përballet me sukses me pasojat që po shtohen nga dita në ditë?!”, u shpreh Beqaj, për Telegrafin.
Ndërsa Eugen Cakolli nga KDI-ja, tha se përveç mos-arritjes së marrëveshjes, vonesa ka pasur edhe në certifikim të zgjedhjeve edhe në thirrje të seancës konstituive, ndërsa këto kanë ndikuar në rritjen e mos-besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.
“Tashmë ditëve në vijim do të bëhen 100 ditë prej kur kemi pasur zgjedhjet parlamentare, prej të cilave kanë rrjedh afate të ndryshme. Ka pasur vonesa edhe në certifikim, ndërsa gjithashtu ka pasur vonesa në thirrjen e seancës konstituive, megjithëse kjo ka qenë brenda afatit ligjor. Të gjitha këto ankesa kanë ndikuar në rritjen e një mos-besimi qytetar ndaj tërë spektrit politik, e sidomos mos-besim në procesin zgjedhor. Formimi i Qeverisë që është dashur të bëhej menjëherë pas seancës konstituive të Kuvendit, por kjo nuk u bë, e kjo për shkak se nuk është arritur marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç po raportohet në medie se kjo vonesë vjen për shkak të ndarjes së ministrive dhe të përgjegjësive. Formimi i Qeverisë mendoj se do të ketë edhe disa ditë vonesa”, tha Cakolli për Telegrafin.
Sipas Cakollit, formimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejt, kjo pasi vendi është në një situatë të ndjeshme edhe sa i përket buxhetit, por edhe shkaku i proceseve të tjera, si dialogu me Serbinë.
“Vetëvendosje si fituese ka përgjegjësi për krijimin e institucioneve sepse ndodhemi në një periudhë të ndjeshme kohore, duhet të kemi formim të qeverisë edhe për shkak të buxhetit, pasi kemi afat vetëm deri në fund të marsit, e pastaj rrezikohet mbarëvajtja e proceseve, sepse nuk mund të paguhet askush nëse nuk kemi buxhet të miratuar. Vonesa ka ndikuar që të kemi në fuqi një Qeveri në dorëheqje për shumë kohë, e cila ka marrë vendime të shumta që kryesisht kanë pasur implikime financiare. Qeveria duhet të formohet sa më shpejt për shkak se duhet çuar përpara edhe procese të shumta, në njërën anë është procesi i dialogut me Serbinë, ndërsa në anën tjetër është edhe përmbushjen e zotimeve që Kosova i ka karshi Evropës”, u shpreh Cakolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova