LAJMI I FUNDIT:

Merrnin makina me qira për të kryer vjedhje, arrestohen të rinjtë nga Rrogozhina

Merrnin makina me qira për të kryer vjedhje, arrestohen të rinjtë nga Rrogozhina
Foto: Ilustrim

Dy të rinj nga Rrogozhina janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Rent”.

Ata akuzohen për kryerjen e të paktën 11 vjedhjeve në zonë, ndërsa njëri prej tyre ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Ata përdornin një automjet të marrë me qira për të kryer grabitjet e tyre.


“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirëorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje) dhe A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori