LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry njofton se do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II për të diskutuar të ardhmen e tij dhe të Meghan

Princi Harry njofton se do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II për të diskutuar të ardhmen e tij dhe të Meghan
Mbretëresha Elizabeth II, Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: People)

Duka i Sussex-it thuhet se do të zhvillojë një takim sy me sy me Mbretëreshën Elizabeth II në Sandringham të hënën më 13 janar.

Për më tepër, anëtarët e moshuar të familjes mbretërore britanike raportohet se do të marrin pjesë në takim, përfshirë Princin Charles dhe Princin William.

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: Getty Images/Guliver)

Qëllimi i takimit, sipas raporteve të shumta, është që Princi Harry të diskutojë për të ardhmen e tij dhe Meghan Markle pasi ata së fundmi njoftuan se do të largohen nga familja mbretërore.


Donald Trump komenton daljen nga jeta mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle: Mbretëresha nuk e meriton këtë që po i ndodh
Lexo po ashtu Donald Trump komenton daljen nga jeta mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle: Mbretëresha nuk e meriton këtë që po i ndodh

Tani për tani, duket se Dukesha e Sussex-it nuk do të jetë e pranishme gjatë diskutimit të hënën duke marrë parasysh që ajo sapo u kthye në Kanada me djalin e saj, Archie Harrison.

Mbretëresha Elizabeth II, Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: People)

Sigurisht, takimi i Harry-it me Mbretëreshën e Anglisë vjen ditë pasi ai dhe Meghan bënë njoftimin tronditës se nuk do të ishin më “anëtarë” të familjes mbretërore.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar me krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë”, kanë shkruar Meghan dhe Harry në Instagram.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, gjykatësit kanë paralajmëruar se ‘Harry dhe Meghan do të ndëshkohen’ për shpërfilljen e urdhrave të pastër kristal nga madhështia e saj për të mos dalë në publik derisa propozimi të përfundojë nga anëtarët e moshuar të familjes përfshirë babanë e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

Magazina
Kalo në kategori