LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i CIA-s: Vrasja e Qasem Soleimani është më e rëndësishme se vrasjet e Osama bin Ladenit ose udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi

Ish-drejtori i CIA-s: Vrasja e Qasem Soleimani është më e rëndësishme se vrasjet e Osama bin Ladenit ose udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi

Ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan David Petraeus theksoi se vrasja e komandantit të Forcës Quds Qasem Soleimani është më e rëndësishme se vrasjet e Osama bin Ladenit ose udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi, sipas Foreign Policy.

Ish-drejtori i CIA theksoi se Soleimani ishte “arkitekti dhe komandanti operacional” i përpjekjeve të Iranit për të vendosur kontrollin mbi rajonin. Komandanti i Forcës Quds siguroi armë dhe municione që vranë mbi 600 ushtarë amerikanë dhe shumë partnerë të tjerë të koalicionit në Irak, Siri dhe vende të tjera.


Petraeus i tha Foreign Policy se duket se sulmi ajror u krye për të treguar se SHBA “thjesht nuk do të lejojë dhunën e vazhdueshme”, përfshirë sulmet me raketa në bazat amerikane, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht, të gjitha palët do të vuajnë nëse kjo bëhet një luftë më e gjerë, por Irani duhet të shqetësohet shumë se … ky është një kërcënim i vërtetë për regjimin në një mënyrë që ne nuk e kemi parë para kësaj”, tha Petraeus.

Soleimani dhe komandanti i milicisë irakene Abu Mahdi al-Muhandis, së bashku me të paktën 10 persona të tjerë, u vranë në një sulm ajror amerikan në Bagdad më 3 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori