LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbin londinez, Arsenali ndalet nga Crystal Palace

Nuk ka fitues në derbin londinez, Arsenali ndalet nga Crystal Palace
Crystal Palace - Arsenal. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Crystal Palace dhe Arsenal janë ndarë në paqe pasi kanë luajtur baras 1-1 në derbin londinez.

Arsenali e nisi më mirë takimin dhe vetëm pas 12 minutave lojë kaluan në epërsi.


Një bashkëveprim i bukur mes dy sulmuesve Lacazette – Aubameyang, bëri që sulmuesi nga Gaboni të shënojë për 0-1.

(Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Arsenali vazhdoi sulmet në pjesën e parë, por Pepe një herë dhe Aubameyang një tjetër u treguan të pavëmendshëm.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar rezultatin 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Ishte sulmuesi nga Gana, Jordan Ayew që pas një goditje brenda zonës barazoi rezultatin në 1-1.

(Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Arsenali mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të kapitenit Aubameyang që shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Meyer.

Kësisoj Topçinjtë edhe pas katër ndeshjeve radhazi me rivalët lokal Crystal Palace mbesin pa fitore.

Cyrstal Palace pas këtij barazimi ndodhet në vendin e nëntë me 29 pikë të tubuara, një pozitë dhe një pikë më shumë se Arsenali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori