LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmon lëndimin e Suarezit

Barcelona konfirmon lëndimin e Suarezit

Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarez ka pësuar një lëndim.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar lëndim në gju dhe stafi mjekësor i skuadrës katalunase e ka konfirmuar lajmin.


Suarez kishte problem me gjurin edhe në sezonin e kaluar, e që tani e njëjta gjë i është përsëritur.

Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona nuk ka dashur që të komentojë datën se kur do të kthehet lojtari, mirëpo që MARCA raporton se ai do të mungojë deri në gjashtë javë.

Messi kërkon nga drejtuesit e Barcelonës rinovimin e kontratës së Suarezit
Lexo po ashtu Messi kërkon nga drejtuesit e Barcelonës rinovimin e kontratës së Suarezit

Nëse gjithçka shkon mirë, Suarez pritet të rikthehet në kohë për përballjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ai do të mungojë në gjashtë ndeshje në La Liga si, Granda, Valencia, Levante, Real Betis, Getafe dhe Eibarit, po ashtu edhe përballjen në Kupën e Mbretit për raundin e 32-të. /Telegrafi/