LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora “fluturon në ajër” gjatë xhirimeve të reklamës së re, ndërsa shfaqet e veçantë në tri veshje të ndryshme

Rita Ora “fluturon në ajër” gjatë xhirimeve të reklamës së re, ndërsa shfaqet e veçantë në tri veshje të ndryshme

Ajo është me vendndodhje në Miami, duke xhiruar një reklamë të re për brendin e këpucëve “Deichmann”.

Dhe princesha e popit, Rita Ora, mori vëmendjen e të gjithëve të premten, pasi ajo u paraqit me tri ansamble të ndryshme për të modeluar këpucët, në sfondin e Oqeanit Atlantik, shkruan DailyMail.


Këngëtarja e hitit “Lonely Together”, 29 vjeçe, pozoi me një fustan të verdhë kanarie të thyer, e lidhur për një litar teksa përplasej në erë.

Kjo u pasua më pas nga një fustan jeshil i ndritshëm pa supe.

Veshja e saj e parë ‘luhatej’ nga flladi i Floridës, duke treguar këpucët që ajo kishte veshur për të promovuar në reklamë.

Në një moment, Rita u ngjit shpinën e një anëtari të ekuipazhit, i cili e ndihmoi atë gjatë xhirimeve të reklamës.

Dhe pasi ajo përfundoi disa xhirime në fustanin e rrëmbyeshëm, Rita ndryshoi veshjes sërish.

Këtë herë, nuk kishte asnjë rrezik që era të prishë pamjen e saj dhe kështu këngëtarja vuri në pah më së miri figurën e saj trupore.

Pas kësaj, ishte koha për një pamje tjetër, më transparente.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” veshi për të fundit herë një kostum transparent ngjyrë vjollcë, i cili gjithashtu e bënte të dukej e përsosur.

Ajo u ngrit në ajër dhe bëri akrobaci të shumta para aparatit fotografik – veshja e saj rrëmbente vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë, shfaqja e re televizive ku Rita po merr pjesë si anëtare jurie, “The Masked Singer”, debutoi fundjavën e kaluar në TV.

Shfaqja – e cila vjen nga një koncept i sajuar fillimisht në Korenë e Jugut – paraqet personazhet e famshëm që garojnë për të kënduar, ndërsa të gjithë janë të veshur me kostume të veçanta për të fshehur identitetin e tyre.

Derisa një këngëtar të mos demaskohet deri në fund të programit, të vetmit të famshëm “të dukshëm” janë ata në panel – Rita, së bashku me Davina McCall, Jonathan Ross dhe Ken Jeong – të cilët përpiqen të marrin me mend se kush është duke kënduar.

Kritikët e kanë cilësuar si ‘të harlisur’, ‘të degjeneruar’ dhe ‘fantastike’, ndërsa DJ Tony Blackburn dha kritika për këtë shfaqje në rrjetet sociale.

Ai shkroi: “Mendoj se kjo është një nga shfaqjet më të këqija që kam parë ndonjëherë”.

Sidoqoftë, prezantuesi televiziv Rick Edvard tha që ishte i fiksuar, duke shkruar: “Epo, nuk mund ta ndihmoj veten time, nuk më pëlqen vetvetja, por dua të di se kush është në atë kostum”.

Në fund të programit, që ishte tema më e përfolur në Twitter gjatë kohës që po transmetohej, shikuesit panë se personazhi i maskuar ishte ish-aktorja e “EastEnders”, Patsy Palmer, e cila këndoi këngën “Machine’s You Got The Love”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori