LAJMI I FUNDIT:

BMW e konsideron modelin 2 Series si opsionin e dytë, por më të mirin në zgjedhjen e një makine

BMW e konsideron modelin 2 Series si opsionin e dytë, por më të mirin në zgjedhjen e një makine

Vitin e kaluar e kemi parë si duket kjo makinë, ndërsa tani që është në shitje, ka mundësi të shihet nga afër

Megjithëse shitjet po vazhdojnë, BMW nuk po ndalon së reklamuari modelin 2 Series, që e konsideron si opsion të dytë, por se nëse zgjidhet një makinë, ky do ishte më i miri, transmeton Telegrafi.


“Në jetë mund t’i bëni gjërat në mënyrën e tyre, apo në mënyrën tuaj. Zgjidhni opsionin e dytë”, thuhet mes tjerash në këtë reklamë.

Pamjet e ndryshme, e shfaqin BMW 2 Series në pozita të ndryshme, si dhe derisa është në lëvizje të shkathëta nëpër rrugë me kthesa.

Deri më tani, interesimi për këtë makinë ka qenë mjaft i madh, megjithëse ka çmim nga 33,700 deri në 40 mijë euro.

Të interesuarit për pjesë shtesë, të gjitha kushtojnë dhe jo më pak se rreth 500 euro, duke e bërë një prej makinave për të shtrenjta, nëse kërkohet si e modifikuar. /Telegrafi/