LAJMI I FUNDIT:

Si mund ta sulmojë SHBA, Iranin? Raketat Tomahawk, bombarduesit B-2, aeroplanët F-35 – një gamë opsionesh në dispozicion të Shteteve të Bashkuara

Si mund ta sulmojë SHBA, Iranin? Raketat Tomahawk, bombarduesit B-2, aeroplanët F-35 – një gamë opsionesh në dispozicion të Shteteve të Bashkuara

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit duket se po rriten edhe më shumë, por nëse Pentagoni vendos ta ndëshkojë Teheranin, ka një gamë të gjerë opsionesh në dispozicion.

Raketat, nëndetëset ose raketat Tomahawk mund të godisnin caqet nga qindra kilometra larg, bombarduesit B-2 mund të shkatërronin mbrojtjen ajrore të armikut nga lartësi të mëdha, ndërsa F-22 i pazbuluar dhe i fshehtë dhe F-35 mund të sulmonin aeroplanët luftarakë të armikut, me sensorë me rreze të gjatë dhe armët ajër-ajër, transmeton Telegrafi.

Disa prej këtyre skenarëve janë brenda sferës së mundshme, nëse tensionet mes SHBA-së dhe Iranit ndizen përsëri.


“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin, partnerët dhe aleatët amerikanë në rajon”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Mbrojtjes.

Bazat e sulmuara, Ain al-Asad dhe Irbil, kanë qenë në gatishmëri të lartë ditët e fundit për shkak të “indikacioneve që regjimi iranian kishte planifikuar të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”, thuhej ndër tjera në deklaratën e Pentagonit.

Një luftë e mundshme me Iranin është bërë më e besueshme pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA, kreut të forcave elitare të Qudsit të Gardës Revolucionare Islamike. Grupi i mbështetur nga Irani dihet se është përgjegjës për shumë sulme kundër forcave amerikane. Ndërsa nuk ofroi specifika, duke folur të martën para sulmeve raketore iraniane në Irak, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, ishte i qartë për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë e hakmarrjes iraniane.

“Ne mbetemi të përgatitur për çdo gjë të paparashikueshme në lidhje me Iranin”, tha Esper, në një konferencë shtypi në Pentagon.

Esper shtoi se SHBA është e hapur për të diskutuar çështje dhe për të pasur një marrëdhënie më normale me Iranin.

“Por nëse Irani zgjedh të shkojë në rrugën tjetër, ne jemi të gatshëm të merremi me këtë dhe do të përgjigjemi me forcë”, shtoi ai.

Ndërsa asnjë zyrtar i lartë ushtarak amerikan nuk do të ofronte kurrë specifika ose spekulime në lidhje me një sulm të mundshëm mbi Iranin, apo edhe të citojë mundësi të përgjithshme, ekzistojnë një numër opsionesh interesante hipotetike të sulmit mbi Iranin.

Raketat Tomahawk dhe bombarduesit e fshehtë, nëse përdoren si pjesë e një seri sulmesh hapëse ndaj Iranit, ka të ngjarë të çojnë rrugën në një sulm duke shkatërruar ose “zbutur” mbrojtjet ajrore iraniane dhe pengesat e tjera që synojnë të pengojnë çdo sulm amerikan. Duke përdorur gamën, saktësinë dhe mbizotërimin e ajrit, një fushatë masive luftarake kundër Iranit ka të ngjarë të fillojë duke hapur një “korridor ajror” duke shkatërruar mbrojtjet ajrore, në mënyrë që aeroplanët e sulmit jo të fshehtë dhe helikopterët të mund të kryejnë operacione me rrezik më të ulët sulmi. Ospreys (helikopteri) i nisur nga anijet mund të hidhte marinsat, armët dhe pajisjet e rrjetit pas linjave të armikut për të kryer misione klandestine me rrezik të lartë, duke shkatërruar linjat e furnizimit iranian dhe objektivat tjera.

Ekzistojnë një sërë armësh specifike të mbrojtjes ajrore që Irani dihet se posedon, më e rrezikshmja prej të cilave është S-300 e ndërtuar nga Rusia, varianti më modern është S-300PMU2.

Ajo që nuk është e qartë, ose sigurisht më pak e arritshme përmes informacionit publik, është gjendja aktuale e modernizimit të këtyre armëve. Mbrojtjet më të përparuara ajrore ruse, thuhet se zbulojnë madje edhe avionët e fshehtë. Ata përdorin një gamë më të gjerë të frekuencave të zbulimit, fuqinë e përpunimit më të shpejtë dhe rrjetin dixhital të mire. Sidoqoftë, nuk është aspak e qartë, pavarësisht pretendimeve ruse, këto mbrojtje ajrore të avancuara mund të kërcënojnë në të vërtetë asetet më të përparuara të sulmit vjedhurazi të SHBA-së.

Irani gjithashtu mund të paraqesë disa kërcënime nga ajri në ajër, duke përfshirë disa nga aeroplanët e tij luftarakë. Globalfirepower.com vlerëson se Irani ka 142 aeroplanë luftarak nga gjithsej 509 asete ajrore. Një raport nga The National Interest, thotë se Irani posedon gjashtë bombarduesit F-14 Tomcat të blerë vite më parë.

Vlerësimi i Globalfirepower.com për vitin 2019 deklaron se Irani ka më shumë se 1.600 tanke, 837 mijë personel të përgjithshëm ushtarak, afërsisht 2,300 automjete të blinduara luftimi, afro 2,000 projektues raketash dhe 570 automjete artilerie vetëlëvizëse Howitzer.

Irani jo vetëm që ka gjashtë frigata, por edhe 34 nëndetëse, përfshirë deri në tre nëndetëse ruse të klasës Kilo, sipas informacioneve të  Globalfirepower.com  dhe Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Në përgjithësi, ekzistojnë disa koncepte kryesore që duhet të merren parasysh kur konsiderohet një sulm i mundshëm nga SHBA, ku shteti më i fuqishëm në botë e sheh secilën luftë në tri anë, tokë, ajër dhe ujë, që funksionojnë të tria në të njëjtën kohë. Sulmet kibernetike dhe madje edhe lufta elektromagnetike gjithashtu mund të figurojnë dukshëm.

Krahas një diskutimi teorik të skenarëve të mundshëm të luftës, dy zyrtarë të lartë të Pentagonit i thanë Fox News, se asetet e SHBA-së të armatosura me Tomahawk në rajon do të ishin të gatshme të ndiznin nëse jepet urdhri.

“Grupi i sulmeve të aeroplanit USS Harry Truman ka qenë në Gjirin e Omanit së bashku me shkatërruesit e raketave të drejtuara, një kryqëzues me raketa të drejtuar dhe të paktën një nëndetëse”, raportoi Fox News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori