Përfaqësuesja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se si opsion në rast të dështimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse.
Tërmkolli ka thënë që ky opsion do të mund të ishte i përshtatshëm vetëm për një kohë të caktuar.
“Nuk mendoj që LDK-ja duhet të betonizohet. Një mundësi do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse për një periudhë të caktuar kohore”, tha ajo, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Por, pas një viti sërish ne do të kemi telashe në kuptimin e përzgjedhjes së presidentit. Si variant mund të jetë kjo duke i pasë parasysh interesat e vendit”.
“Ndoshta qeveria gjithëpërfshirëse do të mund të ishte një zgjidhje kalimtare”, tha Tërmkolli.
Tërmkolli, ka akuzuar kryetarin e vetëvendosjes Albin Kurtin për sjellje joserioze ndaj LDK-së në këtë peridhë të negociatave për arritjen e koalicionit qeverisës.
Ajo tha se LDK-ja po kërkon poste të baraspeshuara me Vetëvendosjen pasi kanë dallim me vetëm një deputet.
“Takimet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së që po përfundojnë pa rezultat nuk duhej të ishin kështu. Por duke qenë Vetëvendosja e para me një deputet më shumë i ka takuar të jetë “pronare”, por këtë rol s’e ka luajtur”.
“Vetëvendosja tërë kohën po përpiqet që të hedhë fajin ndoshta me pretendime që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë më shumë. Të vërtetën po e shoshin qytetarët, mënyrën se si është qasur bisedimeve është tërësisht e papranueshme. Mënyra e qasjes ndaj LDK-së është denigruese dhe e papranueshme. Kjo parti e ka lënduar procesin e arritjes së marrëveshjes”, tha ajo.
“Albin Kurti është sjellë në mënyrën më des[potike të mundshme sikur e ka fituar mbi 50 për qind dhe sikur nuk e ka dertin se me kë duhet të bisedojë dhe me kë. Sjellja e Albin Kurtit është joserioze dhe me keqardhje them se ai s’ka ndryshuar se paku jo në këtë fazë të zhvillimeve”.
Tërmkolli ka thënë se posti i presidentit ka qenë një mundësi e kalueshme dhe institimi i LDK-së ka qenë që të ketë një baraspeshë të posteve.
“Kurti ka treguar që nuk është i gatshëm me udhëheqë qeverinë, s’është i gatshëm as të bashkëpunojë me askënd. Nuk është i gatshëm të perceptojë kërkesën që janë krejt normale nga një subjekt tjetër politik”.
“Këto gjëra e bëjnë të pandryshuar në kuptimin e asaj që e kërkon pushtet absolut. Kjo nuk ndodhë as në Kosovë as në një vend tjetër demokratik”.
Tërmkolli ka thënë se sipas asaj që ka ndodhur me negociatat para koalicionit edhe nëse arrihet ky është zor që mund të funksionojë.
“Vetëvendosja ka ardhur me kandidat për president Rexhep Qosjen dhe ia ka hedhur fytyrës LDK-së. Kështu nuk mund të sillesh me një subjekt që pretendon të arrijë një marrëveshje. Pra edhe nëse arrihet marrëveshje vështirë se do të funksionojë. Nëse Kurti do një pushtet absolut është vështirë të funksionohet”, tha Tërmkolli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhjet parlamentare 2025, e gjitha që po ndodh në orën e fundit
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar
Votimi nga diaspora, 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike - mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi