LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Oto John

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Oto John
Oto John (Foto: FC Prishtina)

Klubi më i trofeshëm i Kosovës, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit nigerian, Oto John nga Skënderbeu.

Prishtina ka arritur më në fund të kryej transferimin e parë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar sot (e mërkurë) nënshkrimin me sulmuesin nigerian, Oto John.


Dallku: Otto John 95 për qind te Prishtina, largohen disa lojtarë të rinj
Lexo po ashtu Dallku: Otto John 95 për qind te Prishtina, largohen disa lojtarë të rinj

Është vet faqja zyrtare e bardhekaltërve që ka njoftuar transferimin e sulmuesit të njohur, i cili në këtë kaluarën ka luajtur te Trepça ’89.

“Pas shumë bisedave aspak të lehta, FC Prishtina ka bindur sulmuesin nga Nigeria, Oto John, që t’i bashkohet skuadrës sonë në këtë afat kalimtar”.

Presidenti Remzi Ejupi, Oto John dhe drejtori sportiv Granit Begolli (Foto: FC Prishtina)

“Oto John, i lindur më 25.01.1998 në Nigeri, në Prishtinë vije nga Skënderbeu i Korçës. Sulmuesi i gjatë 180 cm, me Skënderbeun ka qenë i angazhuar për 1 vit e gjysmë duke shënuar 5 gola”.

“Por, famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës. Vet Oto dhe FC Prishtina, shpresojnë që futbollisti të ketë përsëris paraqitjet si para dy vitesh”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/