Inflacioni i Eurozonës u përshpejtua në muajin dhjetor në ritmin më të shpejtë në tetë muaj e fundit, i nxitur kryesisht nga çmimet e energjisë.
Megjithëse rritja në 1.3 për qind në muajin dhjetor nga 1 për qind që niveli rezultonte në nëntor ishte në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve, përcjell Telegrafi.
Shifrat vijnë pasi presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde po përgatitet të nisë një sërë aksionesh që mund të përfshijë një detajizim më të thellë në shkaqet e presionit të dobët të çmimeve. BQE tashmë ka përdorur masa dhe stimuj monetarë gjithnjë e më lehtësues, që përfshijnë normat negative, huatë e lirë dhe triliona euro blerje pasurish, për të shtyrë inflacionin sa më afër objektivit të parashikuar rreth 2 për qind.
Megjithatë ende nuk mund të parashikohet një efekt i qartë, për aq kohë sa trazirat midis SHBA-së dhe Iranit po rrisin çmimet e naftës dhe arit në nivele të larta historike. Edhe nafta ka arritur çmimin 70 dollarë për fuçi, ritmi më i lartë që nga muaji shtator. Kjo mund të japë rezultate të shpejta në nivelin e inflacionit, por padyshim nuk do të mjaftojë për të kënaqur Bankën Europiane, e cila dëshiron të shohë një përmirësim të qëndrueshëm në themel të inflacionit.
Disa zyrtarë, përfshirë guvernatorin e Estonisë, Madis Muller, kanë argumentuar që BQE duhet së pari të shqyrtojë shkaqet e inflacionit të ulët, pastaj të përpiqet të ndërhyjë. Madje ekziston edhe një debat se më tepër se sa masat që pretendohen të merren, duhet të ndryshojë objektivi 2 për qind. Ndërkohë, BQE është zotuar të mbajë në veprim stimulin e saj të fundit derisa inflacioni të kthehet fort brenda objektivit të tij. Ekonomia e Eurozonës ka filluar të stabilizohet pas një ngadalësimi në vitin 2019, megjithëse rritja këtë vit pritet të mos kalojë 1 përqindëshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje