LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: VV të na kthej kryeparlamentarin

Muhaxheri: VV të na kthej kryeparlamentarin

Kryetari i Pejës që është njëkohësisht edhe kryetari i Degës së LDK-së në këtë qytet dhe anëtar i Kryesisë qendore, Gazmend Muhaxheri, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është për marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se Dega e LDK-së në Pejë është pro një marrëveshje dhe që partneri qeverisës të ketë qasje më serioze ndaj LDK-së.

Kryetari i Pejës ka thënë se presin një ofertë të re nga Vetëvendosje për të zëvendësuar kryeparlamentarin që ishte paraparë t’i takojë LDK-së, përcjell Telegrafi.


“Do të duhet të bëhet një qeveri e balancuar. Duhet të kthehet kryeparlamentari, ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të negociohet në parime të barabarta”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se nuk janë humbur shpresat për një koalicion me Vetëvendosjen.

“Edhe qëndrimi i Kryesisë ka qenë që të mandatohet kryetari Mustafa me nënkryetarët që të arrihet një marrëveshje”, tha Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori