Analistët amerikanë nuk parashikojnë që tensionet me Iranin të shndërrohen në luftë, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Suleimani nga një goditje ajrore amerikane.
Sipas një shkrimi të Zërit të Amerikës, Demokratët në Kongres duan që t’ia dobësojnë presidentit kompetencat për luftë, gjë që ligjvënësit republikanë e kundërshtojnë.
Po sipas të njëjtit shkrim, shumë amerikanë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një lufte me Iranin gjatë protestave në rrugë të shtunën dhe të dielën.
Ndërsa amerikanët protestojnë kundër një lufte tjetër në Lindjen e Mesme, iranianët mbajnë zi për vdekjen e gjeneralit të lartë të tyre.
Udhëheqësi suprem i vendit u zotua për hakmarrje dhe presidenti amerikan paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte duke vënë në shënjestër objekte të rëndësishme në Iran.
Demokratët në Kongresin amerikan janë të shqetësuar nga shkallëzimi i situatës me Iranin dhe thonë se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë këtë javë për një rezolutë për të kufizuar kompetencat e Presidentit Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
“Në kohë të tilla është thelbësore për Kongresin që të ketë një masë kontrolli ndaj presidentit dhe që të luajmë rolin tonë kushtetues për çështje të luftës dhe të paqes”, tha Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në senat.
Një nga udhëheqësit republikanë të senatit, ka akuzuar demokratët se po mbrojnë interesat e partisë dhe jo të vendit.
“A nuk është e mundur të presim të paktën deri kur të dimë faktet? Nuk mund të ruajmë një unitet kombëtar të paktën përkohësisht, para se t’u rikthehemi pozicioneve tona partiake?”, tha Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në senat.
Por analistët thonë se pavarësisht nga retorika e ashpër, një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nuk ka gjasa të ndodhë.
“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka dëshirë për luftë, por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara u bindën se nëse nuk bënin gjë si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj diplomatëve dhe kontraktorëve amerikanë, ato veçse do të vazhdonin. Prandaj nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm për një konflikt ushtarak”, thotë Michael Rubin, i Institutit Amerikan Enterprise.
Vendet e Gjirit Persik duan me çdo kusht të shmangin një luftë në rajonin e tyre, thotë analistja Barbara Leaf.
“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, nuk kanë qenë shumë të zëshme. Por thelbi i komenteve të tyre është që duhet të ketë një zbutje të tensioneve dhe një qasje politike për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, thotë ajo.
Ndërkohë, zyrtarët irakianë nuk duken të prirur të veprojnë pas vendimit të parlamentit të tyre për të dëbuar trupat amerikane nga Iraku, pasi zoti Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Irakut.
“Kryeministri Adil Abdul Mahdi, nuk po e nënshkruan legjislacionin. Kurdët nuk morën pjesë. Shumë nga partitë e moderuara shiite nuk morën pjesë dhe as partitë suni. Disa u detyruan të merrnin pjesë nga blloku politik i milicisë shiite, Bina. Ata votuan në parlament. Ishin të vetmit atje”, thotë Michael President i Institutit Hudson.
Zoti Mahdi tha dorëheqjen në fund të nëntorit, pas demonstratave masive anti-qeveritare të nëntorit në Irak dhe do të largohet nga detyra pasi parlamenti të votojë për pasuesin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite