Irani mund të jetë në prag të ndezjes së një lufte botërore në varësi të asaj se si i përgjigjet vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani.
Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar një hartë që thuhet se detajon se kush janë aleatët dhe armiqtë e saj në rajon.
Në një shkrim të publikuar nga DailyStar, përcjell Telegrafi, shtrohet pyetja: Lindja e Mesme është në buzë të konfliktit me frikën e nisjes së Luftës së Tretë Botërore, por kush është në anën e kujt?
Siç rikujton mediumi në fjalë, gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra nga Shtetet e Bashkuara të premten e kaluar në një sulm vdekjeprurës me raketa duke nxitur reagime në të gjithë botën.
Ky veprim i amerikanëve ka shkaktuar një krizë në rajon dhe provokoi kërcënime për hakmarrje nga regjimi islam.
Dhe ky medium vlerëson se Lindja e Mesme është një rajon i ndërlikuar me aleatë dhe armiq të betuar pranë njëri-tjetrit.
Kështu, DailyStar, ka publikuar një hartë ku detajohet se kush është në anën e kujt në konfliktin e rajonit.
Sipas hartës, Irani është aleat me Irakun ndërsa Siria, Libani dhe Jemeni janë të ndarë në mbështetjen e tyre.
Forcat anti-iraniane, të kryesuara nga SHBA, janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.
Ndërsa Katari, Kuvajti, Omani dhe Jordani që luajnë “karta të ndryshme” në konflikt.
“Dy koalicione kundërshtare në Lindjen e Mesme përcaktojnë një rivalitet që kërcënon të copëtojë rajonin”.
“Ndërsa konkurrenca për dominim intensifikohet, konfrontimi midis rrjetit të Iranit dhe aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë dhe një kundër-fronti të aleatëve tradicionalë perëndimorë – me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin – është bërë linja qendrore e betejës së rajonit”, thuhet në shkrim.
Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, presidenti Francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel – të gjithë bënë thirrje për “de-përshkallëzim” nga të dy palët, shkruan Daily Star.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar vonë të dielën, të tre udhëheqësit thanë: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe përgjegjësi maksimale. Cikli aktual i dhunës në Irak duhet të ndalet”.
“Ne në mënyrë specifike i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet nga veprime të mëtejshme të dhunshme, dhe i bëjmë thirrje Iranit të kthejë të gjitha masat në kundërshtim me JCPOA (marrëveshja bërthamore e Iranit).
“Ne kujtojmë përkushtimin tonë ndaj sovranitetit dhe sigurisë së Irakut. Një tjetër krizë rrezikon të rrezikojë vitet e përpjekjeve për të stabilizuar Irakun”.
“Ne gjithashtu riafirmojmë angazhimin tonë për të vazhduar luftën kundër Daesh (ISIS), gjë që vazhdon të mbetet një prioritet i lartë”.
“Ruajtja e Koalicionit është thelbësore në këtë drejtim. Prandaj, ne nxisim autoritetet irakiane që të vazhdojnë t’i ofrojnë Koalicionit të gjithë mbështetjen e nevojshme”.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë angazhimin tonë me të gjitha palët, në mënyrë që të kontribuojmë në zbutjen e tensioneve dhe rivendosjen e stabilitetit në rajon”.
Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.
Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.
Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.
Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.
Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin
Erdogan: Netanyahu ka gdhendur emrin e tij në histori si kasapi i Gazës
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë