LAJMI I FUNDIT:

Chelsea nuk është e interesuar për Gabigolin

Chelsea nuk është e interesuar për Gabigolin

Chelsea thuhet se nuk është e interesuar në transferimin e Gabriel Barbosas (Gabigol).

Në mediat angleze dhe ato italiane ishte raportuar ditë më parë se skuadra londineze po tenton transferimin e sulmuesit brazilian.


23-vjeçari që është në pronësi të Interit, po shkëlqen në huazim te Flamengo derisa ka shënuar 43 gola deri më tani në ligën e Brazilit.

Nerazzurët nuk janë të interesuar që ta rikthejnë në skuadër, andaj po planifikojnë shitjen e tij.

Gabigol përfundon si objektivi kryesor i Chelseat në janar
Lexo po ashtu Gabigol përfundon si objektivi kryesor i Chelseat në janar

The Blues thuhej se ishin në garë për të, mirëpo Goal.com mëson se ata nuk e duan transferimin e tij.

Flamengo është në garë për ta mbyllur transferimin permanent të sulmuesit, mirëpo rivalizohen edhe nga West Hami. /Telegrafi/