Raportet Iran – SHBA aktualisht janë në nivelin më të ulët që njeh historia, kjo pasi që ushtria amerikane kreu një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në Irak, duke hedhur në erë konvojin e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
Ndërkaq kohë më parë SHBA-të vazhdimisht kanë akuzuar zyrtarët e Iranit se po shkaktojnë trazira dhe pasiguri e luftëra në Lindje të Mesme, e më i freskët është rasti i forcave pro-iraniane në Irak që vazhdimisht po organizojnë sulme kundër ushtarëve amerikanë, transmeton Telegrafi.
E derisa janë rritur tensionet dhe po nxitin një luftë SHBA-Iran, kjo e fundit vazhdimisht ka shfrytëzuar dronët kamikaz që të sulmojë anijet transportuese të mbushura me naftë që kalonin pranë ujërave të saj, duke mos respektuar të drejtat ndërkombëtare dhe duke i shkaktuar Arabisë Saudite humbje prej miliarda dollarë.
Por nëse do të vinte deri te një luftë mes këtyre dy vendeve, SHBA-të do të përdornin pesë nga armët më të avancuara që i posedon në arsenalin e saj.
F-22 Raptor
Kur fluturaket iraniane kishin për cak dronët amerikanë që po kryenin fluturime vëzhguese mbi Iranin në vitin 2013, Washington i është kundërpërgjigjur – në lojë janë kyçur aeroplanët luftarak F-22 Raptor.
Këta aeroplanë konsiderohen si “mbretër të qiellit”, kjo për faktin se janë të manovrueshëm, shumë të shpejtë dhe përdoren për misione të ndryshme.
E pasi që “specialitet” kanë bombardimin e caqeve ushtarake, pajisjeve elektronike dhe mbledh të dhëna për këmbësorin, ky lloj i aeroplanit do të ishte “pajisje kyçe” në luftën në Gjirin Persik.
Bombarduesit B-2 Stealth
Ajo çfarë përbën më së shumti kërcënim për Shtetet e Bashkuara është programi bërthamor i Iranit, dhe çdo president amerikanë deri më sot ka bërë të ditur se kur bëhet fjalë për programin bërthamor të Iranit, çdo opsion mbetet i hapur në tavolinë.
Për situata të tilla si kundërpërgjigje ndaj Iranit shihen edhe aeroplanët bombardues B-2, që nuk detektohen nga radarët dhe që janë të përshtatshëm për fluturime të gjata, pasi që Irani ka sipërfaqe dy herë më të madhe sesa Iraku apo më mirë thënë përbëhet nga një hapësirë sa e gjithë Evropa Perëndimore. Shumica e bazave i ka të ndërtuara në pjesën qendrore të vendit, dhe gjenden në afërsi të qyteteve të mëdha.
B-2 mund të transportojnë sasi të madhe të municionit dhe të kryejnë sulme precize. Sipas prodhuesit të tyre Northrup”, secili B-2 mund të transportojë deri në 20 ton armë konvencionale dhe bërthamore dhe të fluturojë në kushte ekstreme klimatike.
Bombat GBU-57 A/B
Kur flasim për bombat me depërtim të thellë të njohura si GBU-57 A/B, ajo mund të transportohet me aeroplanin B-2. Një bombë e tillë peshon 13,600 kilogramë dhe mund të depërtojë thellë në male apo bunkerë, e baza ku zhvillohet programi bërthamor.
Projekti i kësaj bombe filloi në vitin 2004 e testimi i saj u krye në vitin 2008 dhe menjëherë iu dorëzua forcave ajrore të SHBA-ve. Brenda saj gjenden rreth 2,400 kilogramë eksploziv dhe fuqia e saj shpërthyese është 10 herë më e madhe sesa e bombave që janë përdorur më herët, dhe që njiheshin si BLU-109. Ajo shpon betonin me një trashësi prej disa metrave dhe shpërthen me qindra metra nën tokë, duke bërë që çdo gjë përreth saj të hidhet në erë.
Veturat amfibe
Duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe terrenet e vështira, SHBA-të kanë në dispozicion modele të ndryshme të mjeteve ushtarake amfibe që përmes ujit mund të futen në cilindo qytet. Deri më tani ato janë përdorur në beteja të ndryshme dhe janë dëshmuar si shumë të suksesshme.
Megjithatë ushtria amerikane së fundmi ka testuar edhe një lloj të ri, për të cilin thuhet se mund të gjuaj dhe lëviz me shpejtësi të madhe edhe pse gjenden në ujë duke lundruar. Ato përveç se janë të manovrueshme, janë prodhuar nga materiale rezistente nga plumbat dhe disa lloje të granatave.
Laserët
Derisa në beteja vazhdojnë të përdoren armët tradicionale si tanke, mjete tjera të blinduara, aeroplanë e helikopterë, ushtritë e avancuara tashmë kanë filluar t’i fusin në përdorim edhe armët laserike.
E ndër ato shtete është edhe SHBA-ja që ka prezantuar disa lloje të armëve që mund të shkatërrojnë në ajër raketat e ndryshme. Megjithatë ato montohen në anije luftarake, aeroplanë e madje edhe nëpër baza ushtarake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe