Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, janë duke u maltretuar jashtë mase gjatë kalimit në pikën kufitare me Serbinë.
Përkundër që po presin me orë të tëra në pikën kufitare në Merdare, atyre po iu krijohen probleme edhe gjatë rrugës.
Vetëm të shtunën janë raportuar disa raste që mërgimtarëve iu janë shpuar gomat e veturave.
Por jo vetëm kaq, një bashkatdhetar që jeton në Gjermani ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë kalimit nëpër Serbi.
F.S., nga Prishtina, ka thënë për Telegrafin se pas kalimit të pikës kufitare ai ishte ndalur për të pushuar në një vend ( pompë derivatesh), dhe disa serbë ia kishin prishur veturën duke bërë që të mos ndizej më.
“Pas një orë e gjysmë vozitje, jam ndalë me pushu në një pompë karburanti. Kisha flejt pak në kerr, edhe xhamat ishin avullu, e dheza kerrin me e nxeh pak se dojsha me vazhdu rrugë, por nuk u dhez. Kur dola jashtë disa serbë aty më thanë mos e provo se e prish më shumë,…….., (kishte vazhduar biseda)”, ka thënë bashkatdhetari.
Më pas, ata i kishin kërkuar dy mijë euro që t’ia rregullonin veturën.
Bashkatdhetari iu kishte thënë se s’ka mjaftueshëm para për të paguar shumën e kërkuar dhe ata ia kishin zbritur çmimin në 900 euro.
Për shkak që ishte ftohtë, dhe kishte dy fëmijë me vete dhe gruan, ai kishte pranuar. Më pastaj ka thënë se e kanë transportuar në një fshatë më kilometra larg pompës.
“Më thanë do ta çojmë diku për ta rregulluar. Hipëm në kamion dhe aty ishte shume ftohtë, kisha fëmijët, kam përjetuar tmerr”, rrëfen ai.
Më tej ka thënë se pasi ia kanë rregulluar veturën, sërish e kanë ngritur çmimin në 1.500 euro.
“Më thanë kerri u rregullu, duhet me pagu 1500 euro. Iu thash se nuk kam, vetëm 700 euro. Ia dhashë dhe si në kërcënim më thanë se duhet me ia sjell edhe tjerat”, ka thënë mërgimtari.
Duhet theksuar se të premten, Nezir Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës, është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare “Merdare”.
Neziri jeton që 25 vite në Zvicër, dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, por për shkak që nëna e tij ishte e sëmurë, ai kishte shkuar në Beograd, për t’ia bërë analizat.
Teksa po kthehej në Kosovë, ishte ndaluar në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’.
Lidhur me këtë Ministria e Punëve të Jashtme iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjes politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serbe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë