LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Nezir Mehmetajt nga Serbia, MPJ thotë se ka alarmuar BE-në

Arrestimi i Nezir Mehmetajt nga Serbia, MPJ thotë se ka alarmuar BE-në

Pas arrestimit të qytetarit të Kosovës në Serbi, Nezir Mehmetaj, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës  thotë se alarmuar Bashkimin Evropian.

Përmes një njoftimi për media  MPJ thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.


Sipas MPJ-së, Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike.

Vetëvendosje kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Arrestimi i tij tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Vetëvendosje kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Arrestimi i tij tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës

“MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka lajmëruar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

Gjykata serbe i cakton ndalim prej 48 orësh Nezir Mehmetajt
Lexo po ashtu Gjykata serbe i cakton ndalim prej 48 orësh Nezir Mehmetajt

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar. Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, thuhet tutje.

Shkon për shërimin e nënës në Beograd, policia serbe e prangos në Merdare mërgimtarin nga Zvicra - familja nuk di asgjë për të
Lexo po ashtu Shkon për shërimin e nënës në Beograd, policia serbe e prangos në Merdare mërgimtarin nga Zvicra - familja nuk di asgjë për të

MPJ thekson se mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjes politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serbe.

Lidhur me arrestimin e Mehmetajt, pati reagime të ashpra.

Vetëvendosje kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Arrestimi i tij tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyra e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori