LAJMI I FUNDIT:

Thaçi edhe zyrtarisht i tregon Kurtit që e pret më 6 janar në kabinetin e tij

Thaçi edhe zyrtarisht i tregon Kurtit që e pret më 6 janar në kabinetin e tij

Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim.

Kjo, për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00. 


Në një deklarim për media, Thaçi kishte thënë që nuk ka hatër-mbetje. “Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, duke shtuar se për të është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe funksionimi i mirë i tyre.

Ky është tentimi i tretë i Thaçit për takim me Kurtin, pasi ky i fundit kishte refuzuar duke arsyetuar mos gatishmërinë e tij për takim.

Por, për dallim nga dy herët e tjera kur lideri i Vetëvendosjes ia kishte refuzuar thirrjen presidentit, ai herën e tretë ka propozuar vet një datë për takimin konsultativ – 6 janar, në të cilën edhe u dakordua presidenti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus

Lajme
Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale

Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori