Instituti i Kosovës për Drejtësi reagon fuqishëm ndaj ndërhyrjeve të politikanëve në vendimet gjyqësore, përmes komentimit të tyre.
Një ndërhyrje e tillë në pavarësinë e gjyqësorit, po shpërfaqet sot, me rastin e shpalljes së aktgjykimit në rastin e njohur si Pronto. Këtë qasje të politikanëve, IKD e vlerëson të papranueshme dhe ndërhyrje të politikës në gjyqësor.
IKD rikujton se edhe në regjimet më diktatoriale, gjykatat janë munduar që të zhvillojnë procese gjyqësore dhe që të akuzuarit t’i dënojnë mbi bazën e provave dhe fakteve, duke siguruar procedurë të rregullt.
Praktika e sotme e reagimeve të politikanëve është e papranueshme, ku po shpërfaqen kërkesa të politikanëve që të shqiptohen dënime përmes presionit publik.
IKD vlerëson se ky diskurs i politikanëve paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe është tejet e rrezikshme, është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe e gjithë personave apo zyrtarëve që e kanë sjellë shtetin në këtë gjendje.
IKD vlerëson se është e papranueshme dhe e pakuptueshme se si këta politikanë nuk janë në gjendje ta kuptojnë rrjedhën e rastit Pronto dhe se cili po dëshmohet se ka qenë qëllimi final.
IKD pa e paragjykuar epilogun e këtij gjykimi, vazhdimisht ka kritikuar qasjen e Prokurorit të Shtetit, e cila ka qenë selektive në këtë rast në hetimin dhe ndjekjen e protagonistëve të aferës së përgjimeve Pronto. Prokurori i Shtetit është dëshmuar se ka pasur mungesë guximi për ta trajtuar këtë rast, në të cilin ka pasur ndërhyrje të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe i cili rast ka përfunduar me ngritjen e një aktakuze, në të cilën prokurorja nuk e ka propozuar asnjë dëshmitar që paraqet apsurd të llojit të vet.
Politikanët duhet ta kuptojne se janë politikanë dhe nuk janë OJQ, prandaj komentimet e tyre ndaj vendimeve gjyqësore duhet të ndalen përgjithmonë.
Raportet ndërkombëtare në vazhdimësi kanë kritikuar ndërhyrjet në drejtësi përmes komentimit të vendimeve gjyqësore nga ana e legjislativit dhe ekzekutivit. Është për keqardhje që kjo traditë po vazhdon edhe në legjislaturë e shtatë. Një qasje e tillë e zbeh besimin e publikut dhe faktorit ndërkombëtar lidhur me qëllimin e drejtë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga politika dhe grupet e interesit dhe promovimin e reformave të proklamuara gjatë fushatës elektorale të 6 tetor 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova